Flash

Çfarë ndodhi në prapaskenat e Sanremo mes Ferragnez

Lapsi.al 29 August 2023
Çfarë ndodhi në prapaskenat e Sanremo mes Ferragnez

Episodi special kushtuar 'Sanremo 2023' nga 'The Ferragnez' është qershia mbi tortë që ne kemi pritur. Mes veshjeve që flasin, fjalimeve provokuese, puthjeve të papritura dhe dramës, Chiara Ferragni dhe Fedez janë rikthyer në 'Amazon Prime Video' me një episod special kushtuar ngjarjes më të rëndësishme në Itali.

The Ferragnez: Kur del episodi në 'Sanremo'?

Për të njoftuar publikimin e episodit kushtuar 'Sanremo 2023' është kujdesur Chiara Ferragni e cila në profilin e saj në Instagram ka publikuar një video me përmbledhjen e episodit.

Dhe kështu më 14 shtator, në 'Amazon Prime Video', do të mund të zbulojmë gjithçka (por absolutisht gjithçka) për një nga javët më intensive dhe delikate të përjetuara nga çifti.

Nga njëra anë Chiara Ferragni, e cila përballet me një provë të parë televizive nën sytë e miliona italianëve, dhe nga ana tjetër Fedez, i cili me gjithë kërkesën eksplicite të gruas së tij, nuk arrin të qëndrojë thjesht në anën tjetër të skenës pa marrë vëmendje. Dhe pikërisht këtu, mes lotëve dhe grindjeve, lupa do të jetë ende mbi ta, të cilët përballë terapistit do të flasin për nevojat dhe kërkesat e individit dhe jo vetëm të çiftit.

Kështu, pasi i kemi parë të përballen me lindjen e vogëlushes Vittoria, sëmundjen e Fedez dhe momentet e krizës që ka përjetuar çifti, tani do të zbulojmë sfondin se çfarë ndodhi realisht gjatë dhe pas shfaqjes së Sanremos.

Ku mund ta shihni 'Ferragnez' dhe episodin në 'Sanremo'?

Përgatitni kokoshkat sepse, nga 14 shtatori, episodi i 'The Ferragnez 2' në 'Sanremo 2023' do të jetë i disponueshëm në 'Amazon Prime Video', platforma e transmetimit e lidhur me gjigantin amerikan. Platforma ku tashmë janë prezente dy sezonet e para, të cilat na kanë treguar diçka më shumë për familjen e Chiara, Federico, Vittoria dhe Leone.

Të këshilluara

Anullohet seriali i The Weeknd

“The Idol”, seriali i mbushur me polemika nga Sam Levinson dhe Abel “The Weeknd” Tesfaye, është anuluar pas një sezoni. “The Idol” ishte një nga programet or...

09:45

Arrestohet aktori i "Hannah Montana"

Ish aktori i Disney Channel, Mitchel Musso është arrestuar të shtunën në mbrëmje nga policia në Rockwell, Teksas. Musso, i njohur më së shumti për rolin e Ol...

17:29

Julia Roberts, e lodhur nga aktrimi

Julia Roberts thuhet se po mendon të mbyllë dramatikisht karrierën e saj të aktrimit, në favor të një jete të qetë larg vëmendjes. Duke qenë një nga gratë më...

17:05

Rikthehet grupi "Agua", së shpejti në turne

Grupi danez "Aqua" ka shpallur turneun e tij Botëror Barbie - një turne me 20 koncerte në të gjithë Shtetet e Bashkuara këtë vjeshtë, të cilin një deklaratë për...

15:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI