Flash

Zjarr i madh në Sicili, mbyllet aeroporti në Trapani

Lapsi.al 28 August 2023
Zjarr i madh në Sicili, mbyllet aeroporti në Trapani

Një sërë zjarresh kanë shpërthyer në ishullin e Siçilisë, me probleme serioze për banorët dhe turistët e ishullit.

Aeroporti i qytetit të Trapanit qëndroi i mbyllur deri në orët e vona të pasdites. Zjarri ka shpërthyer në një zonë ngjitur me pistat dhe pas ndihmës së madhe të ushtrisë italiane për shuarjen e tij me helikopterët e saj, aeroporti ka mundur të rifillojë pak kohë më pas.

Në zonën e Skopelos, jashtë qytetit të Trapanit, një hotel është kërcënuar nga flakët dhe rreth dyzet turistë janë evakuuar nga deti.

Pranë malit Kofano, si gjithmonë në Siçili, dhjetëra pushues po tentojnë të largohen nga një zonë ku ka rënë zjarri pasditen e sotme. Për momentin në këtë pikë po operon vetëm një helikopter duke hedhur ujë deti.

Shërbimi Italian i Mbrojtjes Civile dërgoi sot gjashtë avionë Canadair së bashku me dy helikopterë për të përballuar këtë situatë të vështirë me kërkesë të guvernatorit rajonal të Siçilisë, Renato Scifani.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI