Flash

Zbardhet pas 1 viti ngjarja në Kurbin/ 51-vjeçari ra në kanal dhe vdiq në spital

Lapsi.al 28 August 2023
Zbardhet pas 1 viti ngjarja në Kurbin/ 51-vjeçari ra në kanal

Është zbardhur ngjarja e datës 18 gusht të një viti më parë, ku humbi jetën 51-vjeçari Ylli Tafili.

Blutë bëjnë me dije, se pas konfliktit që i ndjeri ka pasur me 59-vjeçarin me inicialet I.L, ka rënë në kanalin afër banesës së tij për t’u gjetur më pas nga familjarët.

Mësohet se 59-vjeçari, nuk i ka dhënë ndihmën e parë, por është larguar menjëherë.

Tafili u dërgua në spital ku humbi dhe jetën.

Ndaj 59-vjeçarit, ësht caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

Njoftimi i Policisë: Kurbin / Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 18.08.2022, në Kurbin ku në një kanal afër banesës së tij, është gjetur nga familjarët, shtetasi Y. T. i cili disa orë më pas ka humbur jetën në spital.

Vihet në pranga një 59-vjeçar, pasi nga hetimet e thelluara ka rezultuar se, pas një konflikti të çastit me shtetasin Y. T., ky i fundit ka rënë në kanal ndërsa i ndaluari është larguar menjëherë pa i dhënë ndihmë mjekësore.

Si rezultat i veprimeve hetimore të thelluara të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë së Kurbinit, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 18.08.2022, në Kurbin, ku në një kanal afër banesës së tij, nga familjarët e tij, është gjetur me shenja jete shtetasi Y. T. 51 vjeç, i cili pas dërgimit në spital ka humbur jetën.

Bazuar në prova, u bë ndalimi i shtetasit I. L. 59 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin, i shpallur në kërkim gjatë hetimeve. Ndaj tij, Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

Nga hetimet ka rezultuar se, shtetasit Y. T. dhe I.L. ishin konfliktuar verbalisht me njëri – tjetrin, ku si pasojë e atij konflikti shtetasi Y. T. ka rënë në kanal, ndërsa shtetasi I.L., është larguar menjëherë, pa i dhënë ndihmë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Arrestohen 12 persona në Tiranë

NJOFTIMI I POLICISË: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. N., 50 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi p...

14:00

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI