Flash

Irina Shayk dhe Bradley Cooper nxisin aludimet për rikthim

Lapsi.al 28 August 2023
Irina Shayk dhe Bradley Cooper nxisin aludimet për rikthim

Irina Shayk duket se po shijon pushimet e fundit të verës me ish-Bradley Cooper, mes romancës së saj të fundit me Tom Brady.

Në një seri fotosh të shpërndara në Instagram Story , supermodelja ruse mund të shihet duke pozuar topless  buzë detit. Është interesante se ajo postoi gjithashtu një selfie pa këmishë të aktorit të "Silver Linings Playbook" i shtrirë në një kajak në atë që duket të jetë i njëjti vend.

Shayk, 37 vjeç dhe Cooper, 48 vjeç, u ndanë në vitin 2019 pas katër vitesh së bashku. Ata kanë një vajzë 6-vjeçare Lea De Seine. Ndërsa statusi i tyre aktual i marrëdhënies është i paqartë, fotot  vijnë pasi Irina është afruar me Tom Brady.

Gati dy javë më parë, dyshja, u fotografuan duke dalë nga i njëjti hotel në Londër. Shayk dhe Brady u bënë tituj për herë të parë me romancën e tyre në qershor. Në atë kohë, Page Six raportoi ekskluzivisht se supermodelja u takua me ish-futbollistin kur të dy morën pjesë në dasmën e tregtarit të artit,Joe Nahmad në Sardenjë, Itali.

Megjithatë, menaxheri isaj  e mohoi pretendimin, duke thënë se lajmi ishte "krejtësisht i trilluar". Afrimiteti mes  Brady dhe Shayk pason divorcin e tij nga Gisele Bündchen në tetor 2022 pas 13 vitesh martesë. Ish-ët kanë djalin Benjamin, 13 vjeç dhe vajzën Vivian, 10 vjeç. Ai është gjithashtu baba i djalit Jack, 16 vjeç, nga lidhja e tij e mëparshme me Bridget Moynahan./Lapsi.al

[gallery size="large" ids="849936,849937"]

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI