Flash

Basha mbledh këshilltarët e PD-së së vulës

Lapsi.al 28 August 2023
Basha mbledh këshilltarët e PD-së së vulës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim më të zgjedhurit e kësaj force politike në këshillat bashkiakë.

Gjatë fjalës së tij, Basha është shprehur se mbi 120 zëra, nëse do të kumbojnë për interesat e qytetarëve, nuk janë pak, por shumë.

Sipas Bashës, qytetarët nuk duhet të bien në kurthin e numrave dhe shtoi se të gjithë janë fajtorë për mjedisin politik shqiptar.

“Në zgjedhjet e 14 majit, si rezultat i atyre shkaqeve që i dinë gjithë qytetarët, PD ishte larg rezultatit dhe përfaqësimit tradicional në Këshillat Bashkiakë në 61 bashkitë e vendit. Por pavarësisht luftës nga të gjitha drejtimet të atyre që duan të ruajnë këtë gjendje, nuk ia dolën ta pengojnë përfaqësimin e PD në çdo këshill bashkiak. Është gabimi më i madh të biem në kurthin e numrave.

Diskutimi sot është mbyllur në një dhomë dhjetëra herë më të vogël se kjo, është mbyllur në numra, në pushtetin e pak njerëzve. Edhe numrat e mëdhenj jo gjithmonë i shërbejnë interesave të mëdha. Asgjë që nuk është e mirë për qytetarët tanë, nuk mund të jetë e mirë për PD-në. Ata që ulen për herë të parë si përfaqësues të votuesve, atëherë në këtë sallë gjendet jo vetëm opozitarizëm i vërtetë, por më shumë.

Mbi 120 zëra, nëse kumbojnë për interesat e qytetarëve që ju kanë votuar, nuk janë pak, por janë shumë. Bëhen edhe më shumë po të kemi parasysh se në këtë situatë ku ndodhet vendi, të paktë janë zërat mes 140 deputetëve që flasin për hallet e njerëzve. Ne të gjithë jemi dëshmitarë dhe fajtorë që sot në debatin politik shqiptar, politikanët e zgjedhur apo të emëruar, flasin për lloj lloj gjërash, por pak ose aspak për ato që kanë rëndësi për njerëzit”, është shprehur Basha.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI