Flash

"Barbie" filmi global me fitimet më të larta në historinë e "Warner Bros"

Lapsi.al 28 August 2023
"Barbie" filmi global me fitimet më të larta në

Suksesi në arkë i “Barbie” është i pandalshëm. Që nga dita e parë e lansimit në kinematë në mbarë botën ka qenë një varg rekordesh të thyera, duke u kthyer në një fenomen të vërtetë social. Kjo është edhe më domethënëse nëse mendohet momenti i krizës së madhe që po përjeton kinemaja në botë.

Siç raporton "Variety", sot, të hënën gusht, filmi i Greta Gerwig me Margot Robbie dhe Ryan Gosling, po përgatitet të kalojë "Harry Potter and the Deathly Hallows Part 2" për t'u bërë filmi me fitimin më të madh në botë në histori i “Warner Bros”. Gjatë fundjavës, filmi fitoi 18.2 milion dollarë, duke e çuar atë në një fitim të jashtëzakonshëm 1.34 miliardë dollarë në botë (kapitulli i fundit i sagës së Harry Potter fitoi 1.341 milion dollarë).

Por rekordet për të thyer nuk kanë mbaruar: "Barbie" së shpejti do të kalojë edhe "The Super Mario Bros. Movie", i cili arriti në 1.358 milionë dollarë, duke e bërë atë titullin me fitimin më të madh në arkat e vitit 2023.

Të këshilluara

Tyga reagon ndaj kërkesës së Blac Chyna

Tyga ka sulmuar  ish partneren Blac Chyna për përpjekjen për të vendosur atësinë dhe për të marrë mbështetjen e fëmijëve për djalin e tyre, King Kajro. “10 v...

10:09

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI