Flash

Aksidentoi një këmbësor, me pasojë vdekjen, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari

Lapsi.al 28 August 2023
Aksidentoi një këmbësor, me pasojë vdekjen, arrestohet

Është vënë në pranga 19-vjeçari me inicialet E.Z, pas aksidentit fatal që i mori jetën 50-vjeçarit me inicialet I.D.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës në lagjen nr 17, ku “Benz”-i i drejtuar prej 19-vjeçarit ka përplasur 50-vjeçarin si këmbësor, i cili prej dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Njoftimi i Policisë: Durrës

Aksidentoi një këmbësor, me pasojë vdekjen, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 19 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Rreth mesnatës, në lagjen nr. 17, automjeti tip “Benz” që drejtohej nga 19-vjeçari, ka përplasur shtetasin I. D., rreth 50 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI