Flash

Rita Ora reagon pas videos virale me flamurin serb

Lapsi.al 27 August 2023
Rita Ora reagon pas videos virale me flamurin serb
Këngëtarja, Rita Ora ka reaguar pas videos virale në mediat sociale, ku ajo shihet me flamurin serb gjatë koncertit në Hungari. Në një deklaratë për “Klan Kosova”, Ora ka deklaruar se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, pasi ka dalë nga skena. Më tej, Rita thotë se është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte mos respektimi ndaj popullit shqiptar. “Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez”.

Përderisa i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, është shprehur Rita./Lapsi.al

Të këshilluara

Tyga reagon ndaj kërkesës së Blac Chyna

Tyga ka sulmuar  ish partneren Blac Chyna për përpjekjen për të vendosur atësinë dhe për të marrë mbështetjen e fëmijëve për djalin e tyre, King Kajro. “10 v...

10:09

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI