Flash

Iggy Azalea flet për incidentin në Arabinë Saudite

Lapsi.al 27 August 2023
Iggy Azalea flet për incidentin në Arabinë Saudite

Iggy Azalea ka folur së fundmi për incidentin gjatë koncertit të premten mbrëma në Arabinë Saudite.

Reperja performoi në ngjarjen  e-sports Gamers8 në Bulevardin Riyadh City, e cila shënoi debutimin e saj në Arabinë Saudite. Por, sipas videos që postoi në Instagram, gjithçka u ndal pasi Iggy iu grisën pantallonat  ndërsa ishte në mes të performancës së këngës së  vitit 2014, "Work".

Videoja që ajo postoi tregon Azaley duke parë anash skenës dhe duke sinjalizuar se iu grisën pantallonat, duke i ekspozuar këmbën e majtë dhe pikërisht atëherë ajo tha se policët i dhanë fund performancës. Në mbishkrimin e saj, Iggy shpjegoi se momenti ishte "ndoshta vendi më i keq i mundshëm për të ndodhur ai incident  dhe për fat të keq nuk u lejova ta mbyllja shfaqjen".

"Arabia Saudite të lutem bëja të ditur të gjithëve në shfaqjen sonte. Ju dua!!!" ka postuar ajo në Twitter. "Dhe më vjen shumë keq që nuk më lejuan të përfundoja shfaqjen time. Nuk është faji i organizatorit prandaj tregohuni të mirë sepse ata janë njerëz të mrekullueshëm dhe ne të gjithë donim të vazhdonim, por nuk u lejuam nga autoritetet për shkak të pantallonave."

Një fans u përgjigj duke pyetur: "Ata me të vërtetë nuk të lejuan të ndërrosh pantallonat?" Iggy u përgjigj: " Mund t'i ndërroja por thashë "Zonja bëni pak zhurmë, kjo është bota e grave!" Dhe me sa duket i acaroi autoritetet. Lol, jam mirë, thjesht nuk doja që fansat të ishin të trishtuar ose të zemëruar me organizatorët e shfaqjes, sepse nuk ishte në dorën e tyre, ishte policia në anën e skenës ."/Lapsi.al

Të këshilluara

Projekti i ri muzikor i Selena Gomez

Selena Gomez publikoi së fundmi këngën e saj të re "Single Soon". "Po zgjedh këtë fustan/ Po provoj këto këpucë/ 'Sepse së shpejti do të jem single/ Së shpej...

09:44

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI