Flash

Historia/ U rrëmbye në maternitet, gjen nënën biologjike pas 42 vitesh

Lapsi.al 27 August 2023
Historia/ U rrëmbye në maternitet, gjen nënën biologjike pas

Historia që vjen nga Kili ka një fund të lumtur. María Angélica González kishte besuar për 42 vjet se djali i saj vdiq menjëherë pas lindjes. Një infermiere në maternitet i tha se duhej ta vendoste fëmijën në një inkubator pasi ishte i parakohshëm. Menjëherë më pas, i komunikuan vdekjen e tij. Por kjo ishte një gënjeshtër. I rrëmbyer prej nënës së nëna e tij, fëmija u birësua nga prindër që nuk ishin në dijeni të asaj që kishte ndodhur dhe u rrit në Arlington, Virxhinia të SHBA.

Për 40 vjet, djalit i thanë se nuk kishte të afërm në Kili. Më pas, një ditë, ai lexoi në “USA Today” historinë e një burri kalifornian që mësoi se ishte rrëmbyer që fëmijë në Kili. Nga kjo filloi të krijonte dyshime se mund të ishte edhe një histori e tij. Historinë e ka rrëfyer në Facebook vetë protagonisti Jimmy Lippert Thyden, tashmë me profesion avokat penal.

“Për 42 vjet u deklarova i vdekur. 40 vjet më parë u birësova nga familja ime e dashur. Unë u rrita nga John (babai im) dhe Freda Lippert-Thyden (mamaja ime) dhe ata më dhanë çdo mundësi. Unë u rrita me dashuri nga vëllezër e motra. Për 40 vjet kjo ka qenë historia ime... Ajo që nuk e dija ishte se 42 vjet më parë, mamaja ime u mashtrua për ekzistencën time. Viktimë e një gënjeshtre të organizuar mirë në maternitet. Qeveria e Kilit në kohën e Pinochet kishte një të keqe.

Ajo planifikonte të largonte fëmijët jashtë vendit, larg familjeve të tyre dhe i birësonte për para. Prindërit birësues paguan për atë që ata mendonin se ishte një praktikë ligjore. Kur nëna ime e vërtetë kërkoi që trupi im t'i jepte një varrim të duhur, iu përgjigjën se “ishte eliminuar”, - ka treguar ai në rrjetet sociale ku ka publikuar edhe përqafimin me nënën e tij të vërtetë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI