Flash

"Daily Mail": Shqiptari i dënuar për vrasje del LIVE në TikTok nga burgu

Lapsi.al 27 August 2023
"Daily Mail": Shqiptari i dënuar për vrasje del LIVE në

Mediat britanike kanë vënë alarmin se si një vrasës shqiptar bën video LIVE në TikTok nga qelia e tij e burgut në Mbretërinë e Bashkuar. Në to ai flirton me gra dhe luan lojëra online me kriminelët e burgjeve të tjera. Sipas "Daily Mail", Eugert Merizaj, i dënuar me 32 vjet burg për rolin e tij në vrasjen brutale me armë gjahu të një rivali të drogës, po merr dhurata virtuale nëpërmjet TikTok nga admiruesit, të cilat ai mund t'i këmbejë me para. Pavarësisht ndalimit të celularëve në burg, Merizaj, 32 vjeç ka zhvilluar vazhdimisht biseda 5-minutëshe drejtpërdrejt çdo ditë gjatë javëve të fundit. 

“Daily Mail” shkruan se në një shkelje befasuese të sigurisë, ai mburret se telefoni i ishte hedhur me dron në burgun e tij në Mançester dhe se ai e fsheh atë brenda një tualeti. Merizaj mburret se nëse telefoni i tij do të zbulohej nga oficerët e burgut, ai thjesht do të “blinte një tjetër”. Ai pretendon se është telefoni i tretë që ai përdor në burg dhe secili i kushton atij 2 mijë £.

Në një videon e publikuar nga Daily Mail, ai duket se ka bllokuar dritaren e derës së qelisë me letër për të ndaluar oficerët e burgut që të shikojnë brenda, ndërsa në një tjetër ai u ka treguar 8 mijë ndjekësve të tij imazhe të gardheve të sigurisë jashtë qelisë së tij. Në fillim të këtij muaji, Merizaj, i cili përdor pseudonimin 'Babale', dhe një tjetër i burgosur, i cili e quan veten “Cameron” filmuan veten duke flirtuar me një grua që tha se ishte 21 vjeçe.

“Ajo është e pafytyrë, o burrë”, dëgjohet të thotë Cameron. "A e di ajo se ne jemi në burg?" Merizaj përdor një stil të quajtur “Live Match” në TikTok për të komunikuar me miqtë jashtë burgut si dhe për të bërë shuma të vogla parash. Sfidat e drejtpërdrejta që përdoruesit e TikTok filmojnë veten duke folur me përdoruesit e tjerë për 5 minuta shpesh kërkojnë nga spektatorët në internet për donacione.

Fituesi i një ndeshjeje është ai që merr më shumë 'dhurata' nga shikuesit, në formën e afisheve virtuale shumëngjyrëshe. Dhuratat konvertohen në pikë, të cilat në fund mund të kthehen në para. Disa dhurata si trëndafili dhe futboll, mund të blihen për më pak se një qindarkë, por më e shtrenjtat si yjet, kushtojnë më shumë se 400 £.

Të mërkurën mbrëma, Merizaj mori pjesë në një ndeshje TikTok Live me tre femra, përfshirë një shqiptare në Spanjë, duke grumbulluar 2600 pikë, ekuivalente me 12.60 funte, sipas një kalkulatori online. Ai fitoi një tjetër lojë TikTok Live më 16 gusht me 3,319 pikë, ekuivalente me rreth 16 £. Tre orë më pas ai luajti një tjetër lojë, duke fituar 8 £. Merizaj, i cili përdor TikTok pa u zbuluar nga qelia për rreth 1 muaj, ka luajtur edhe ndeshje kundër një llogarie në TikTok, e cila sipas burimeve është përdorur nga një tjetër vrasës shqiptar që vuan dënimin e përjetshëm në Greqi.

Eugert Merizaj (pictured) was jailed for 32 years for his role in the brutal shotgun killing of a drug rival

Merizaj akuzohet se ishte pjesë e një bande që thirri tregtarin e kanabisit Hemawand Ali Hussein në një shtëpi në Hartlepool në vitin 2019 kua ia u vra me një armë gjahu. Merizaj u kap në Belgjikë pas vrasjes dhe u ekstradua në Britaninë e Madhe. 3 anëtarë të tjerë të bandës shqiptare u burgosën për vrasje me paramendim ndërsa 3 të dyshuar të tjerë janë në arrati.

Hemawand Ali Hussein (pictured) was shot in the head in a house in Hartlepool by a gang Merizaj was part of in 2019

Në një bisedë në TikTok, Merizaj thotë se beson se do të transferohet në një burg shqiptar muajin e ardhshëm. TikTok tha se kishte ndërmarrë veprime kundër llogarisë dhe se mbështetet te stafi i burgut dhe policia për të identifikuar dhe njoftuar për llogaritë që përdoren në burg. Shërbimi Britanik i Burgjeve tha për Daily Mail: “Telefonat nuk tolerohen në burgje dhe ata që thyejnë rregullat përballen me dënime të ashpra duke përfshirë edhe kohë shtesë pas hekurave. Ne po punojmë me TikTok për të hequr këto video”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI