Flash

Kumanovë/ Burri vret gruan dhe vjehrrën, hidhet nga ballkoni dhe vdes

Lapsi.al 26 August 2023
Kumanovë/ Burri vret gruan dhe vjehrrën, hidhet nga ballkoni dhe vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kumanovë në Maqedoninë e Veriut, ku një 46-vjeçar ka vrarë gruan dhe nënën e saj, ndërsa më pas u vetëvra duke u hedhur nga ndërtesa në rrugën “Leskovcit”, ku banonte familja.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45 të ditës së djeshme.

“Sot, më 25 gusht, rreth orës 12:45, policia pas një njoftimi kallëzim kanë gjetur të ndjerën E.A.J (40) dhe nënën e saj P.N., e cila më parë ishte vrarë me thikë nga D.J. (46), në një banesë në Kumanovë. Më pas vrasësi me inicialet D.J. është vetëplagosur dhe është hedhur nga dritarja e banesës”, njofton policia.

D.J. është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku edhe ka ndërruar jetë. Prokurori publik dhe ekipet e SPB Kumanovë janë duke ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.

Gjithashtu mësohet se çifti kishte dy fëmijë të mitur, njëri prej tyre nuk ndodhej në shtëpi, ndërsa tjetri ndodhej në një nga dhomat e banesës ku ndodhi ngjarja.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI