Flash

Emri/ Qarkullonte me armë zjarri, vihet në pranga 35 vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 26 August 2023
Emri/ Qarkullonte me armë zjarri, vihet në pranga 35 vjeçari

Është arrestuar një shtetas 35 vjeçar pasi qarkullonte me armë zjarri. Mikel Mustafaj është vënë në prangat e policisë pasi një kontrolli në rrugën “Shefqet Kuka” në kryeqytet.

35 vjeçari ishte në automjetin që drejtohej nga shtetasi E.T dhe pasagjer tjetër ishte N.S. Përveç Mikel Mustafaj në prangat e policisë përfunduan edhe dy shtetasit e tjerë për moskallëzim krimi.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Finalizohet nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “White”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri, vihet në pranga 1 shtetas.

Gjithashtu, në pranga dy të tjerë për moskallëzim krimi.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “White”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:

– E. T., 31 vjeç, M. M., 35 vjeç, dhe N. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, në rrugën “Shefqet Kuka”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. T., dhe pasagjerë shtetasit M. M., dhe N. S.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit M. M., shërbimet e Policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa shtetasit E. T., dhe N. S., kanë pasur dijeni dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Të këshilluara

Moti/ Temperatura deri në 36 gradë

Territori shqiptar në pjesën e parë të ditës do të jetë me intervale me kthjellime në ultësirën perëndimore dhe kalime vranësirash në zonat malore, ku më të duk...

08:12

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI