Flash

Aplikimet për azil në qershor në BE ishin më të ulëtat që nga pandemia, por nuk ndalen në Britani

Lapsi.al 26 August 2023
Aplikimet për azil në qershor në BE ishin më të

Aplikimet e shtetasve shqiptarë për azil në vendet e Bashkimit Europian kanë shënuar një tendencë të fortë rënëse në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, në qershor u regjistruan 475 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian, që është shifra më e ulët e regjistruar nga maji i vitit 2021, kur vendi ende po vuante kufizimet e lëvizjes si rrjedhojë e pandemisë.

Për gjithë 6 mujorin, aplikimet për azil arritën në 3,535, shifër që është 28% më e ulët në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në 2022, pas heqjes së kufizimeve nga pandemia u konstatua një rritje e ndjeshme e aplikimeve për azil, sidomos në gjysmën e dytë të vitit.

Sipas të dhënave të detajuara, Franca dhe Gjermania vijojnë të mbeten destinacionet kryesore ku shkojnë azilantët, me përkatësisht 38% dhe 24% të totalit të aplikimeve. Mbretëria e Bashkuar kishte aplikime për azil sa gjysma e gjithë BE-së

Ndërsa në vendet e BE-së aplikimet janë me rënie, Mbretëria e Bashkuar vijon të jetë një destinacion i preferuar për ata që duan të ikin, ndonëse me ritme më të ulëta në raport me një viti më parë.

Të dhënat e tjera nga Home Office të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, të përpunuara nga Monitor bëjnë të ditur se në tremujorin e parë të 2023 u shënuan gjithsej nga shtetasit shqiptarë rreth 1036 kërkesa të reja për azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Për krahasim, në gjithë vendet e BE-së për të njëjtën periudhë të tremujorin të parë kishte gjithsej rreth 2 mijë aplikime. Si rrjedhojë vetëm Mbretëria e Bashkuar regjistroi një shifër që është sa gjysma e gjithë aplikimeve që u bënë në të gjitha shtetet e Bashkimit Europian. Për të njëjtën periudhë Gjermania mori 465 aplikime dhe Franca 765.

Të dhënat e mëparshme të publikuara nga Zyra e Statistikave të Emigracionit, Mbretëria e Bashkuar dhe të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se numri i aplikimeve për azil gjithsej nga shtetasit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022 ishte 15,925./ Monitor

Të këshilluara

Mbi 400 emigrantë shpëtohen në Mesdhe

Anija e shpëtimit Ocean Viking ka shpëtuar 438 migrantë në Mesdhe gjatë dy ditëve, tha organizata SOS Mediterranee, që udhëheq këtë anije. Operacionet e shpë...

14:40

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI