Flash

Zjarr në malin e Shpiragut, zjarrfikësit 'luftojnë' flakët me mjete rrethanore

Lapsi.al 25 August 2023
Zjarr në malin e Shpiragut, zjarrfikësit 'luftojnë'

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmë në malin Shpirag në Berat. Për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë zjarri është përhapur me shpejtësi drejt malit. Forca zjarrfikëse janë nisur drejt zonës së zjarrit, por për shkak të mungesës së rrugës, zjarrfikësit kanë shkuar drejt malit në këmbë dhe po luftojnë me flakët me mjete rrethanore.Si pasojë e flakëve janë djegur pisha dhe ullinj.

Në të gjithë zonën janë përhapur dhjetëra zjarrfikës, por zjarri vijon të përhapet me shpejtësi drejt zonës malore. Burime nga zjarrfikësit në vendngjarje bëjnë me dije se shkak për zjarrin është bërë një shkarkesë rrufeje në zonë. Ndërkohë në ndihmë të zjarrfikësve pritet edhe ndërhyrja nga ajri.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI