Flash

Del foto e Donald Trump nga burgu, qëndroi për 20 minuta në polici

Lapsi.al 25 August 2023
Del foto e Donald Trump nga burgu, qëndroi për 20 minuta në
Donald Trump është dorëzuar në një burg në shtetin e Xhorxhias, me akuzën e komplotit për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të shtetit të vitit 2020. Trump duhej të paguante një garanci prej 200,000 dollarësh për t'u liruar nga burgu, ndërsa ai pret gjykimin. Më pas ai e përshkroi rastin si “një absurditet të drejtësisë”. Ky ishte arrestimi i tij i katërt në pesë muaj në një çështje penale, por kjo mw lart është fotografia e tij e parë gjatë një shoqërimi nga policia. Trump më vonë e postoi vetë në X, i njohur më parë si Twitter, fotografinë me një mbishkrim me shkronja të mëdha: "Ndërhyrje në zgjedhje. Mos u dorëzo kurrë!" Ai i bashkohet radhëve të figurave publike amerikane që kanë pasur foto të shoqërimit në polici, duke përfshirë Frank Sinatra, Al Capone dhe Dr Martin Luther King Jr. Trump argumenton se rastet kundër tij janë të motivuara politikisht sepse ai po udhëheq garën republikane për të sfiduar Presidentin Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Trump u dërgua në burgun e kontesë Fulton, i shoqëruar nga një autokolonë më e madhe se sa ka përdorur për paraqitjet e mëparshme në gjykatë këtë vit. Ai ka qenë brenda objektit për rreth 20 minuta. Dhjetra mbështetës të tij u mblodhën jashtë. Të dhënat e postuara në uebsajtin e burgut përshkruanin zotin Trump si një mashkull të bardhë, 6ft 3 inç dhe me peshë 215 lbs (97 kg), me flokët bjond dhe sy blu. Numri i të burgosurit ishte P01135809. Para se të nisej për në shtëpi, ai u tha gazetarëve në aeroport se kishte të drejtë të kundërshtonte rezultatin e një votimi. "Mendova se zgjedhjet ishin zgjedhje të manipuluara, zgjedhje të vjedhura. Dhe unë duhet të kem çdo të drejtë ta bëj këtë. Siç e dini, ju keni shumë njerëz që i keni parë gjatë viteve të bëjnë të njëjtën gjë, qoftë Hillary Clinton ose [ish-kandidatja për guvernator të Xhorxhias] Stacey Abrams, apo shumë të tjerë." tha ai. Trump u akuzua javën e kaluar së bashku me 18 bashkëpandehur për ndërhyrje në rezultatet e zgjedhjeve të Gjeorgjisë pas humbjes së tij ndaj zotit Biden me më pak se 12,000 vota në atë shtet. Ish-presidenti u dëgjua në një telefonatë duke i bërë presion zyrtarit më të lartë zgjedhor të Gjeorgjisë për të "gjetur 11,780 vota" gjatë numërimit të votave. Ndër 13 akuzat me të cilat përballet Trump janë shantazhi, nxitja e një zyrtari publik për të shkelur betimin e tij të detyrës, komplot për të intimiduar një zyrtar publik, komplot për të kryer falsifikim dhe dhënie deklaratash të rreme. Ai mohon të gjitha akuzat kundër tij. Gjysma e të akuzuarve të tij tashmë janë arrestuar në burgun e qarkut Fulton. Ata përfshijnë ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut, Rudy Giuliani dhe ish-shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows. Një nga të pandehurit e Presidentit Trump, udhëheqësi i Black Voices for Trump, Harrison Floyd, po mbahet në paraburgim pasi u dorëzua të enjten pa një marrëveshje me kusht, thonë zyrtarët e gjykatës. Vetëm disa orë përpara se të dorëzohej, Trump zëvendësoi avokatin e tij kryesor mbrojtës, Drew Findling, me avokatin veteran të mbrojtjes penale të Atlantës, Steven Sadow. Një nga kushtet e lirimit me kusht të zotit Trump është që ai të përmbahet nga çdo koment, në mediat sociale apo ndryshe, që kanë për qëllim "frikësimin" e dëshmitarëve ose të bashkëpandehurve. Ai gjithashtu nuk lejohet të ketë asnjë komunikim me të bashkëpandehurit e tjerë, përveçse nëpërmjet avokatëve të tij. Përpara se të mbërrinte në Xhorxhia, Trump vazhdoi të kritikonte prokurorin që ngriti akuzat, Prokurorin e Qarkut Fulton, Fani Willis, një demokrat, të cilin ai e akuzon se po përpiqet të sabotojë fushatën e tij në Shtëpinë e Bardhë. Duke postuar në platformën e tij “Truth Social”, ai fajësoi zonjën Willis për vrasje dhe krim të dhunshëm në Atlanta, duke shkruar se “njerëzit kanë frikë të dalin jashtë për të blerë një copë bukë”.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Me sytë katër

PAPARAZZI