Flash

"Nxirrini ujin e zi çdo rasti", Rama detyrohet të distancohet edhe nga Ilir Beqja,

Lapsi.al 25 August 2023
"Nxirrini ujin e zi çdo rasti", Rama detyrohet të

Kryeministri Edi Rama e nisi konferencën me gazetarët duke lavdëruar PPP e sterilizimit, por pas ngulmimit të gazetares Ambrozia Meta e cila i kujtoi se mund ta kishte parandaluar korrupsionin, Rama u detyrua të distancohet nga Beqaj, duke i bërë thirrje SPAK "t'i nxjerrë ujin e zi" abuzimeve. Gazetarja i kujtoi një letër me të cilën bashkimi i kompanive që nuk e fituan garën në PPP i kishte dërguar kryeministrit Rama duke e njoftuar për abuzimet me garën.

"Nëse në luftën për qëllime të përbashkëta ka individë që shfrytëzojnë të qënit në front për përfitime të tyre jo të përbashkëta për qëllime veta të paligjshme. Këto i trajton drejtësia dhe lufta ime për reformën në drejtësi nuk ka qenë luftë me mullinjtë e erës, as për ta pasur këmbëkryq ku secili bën prokurorin e gjykatësin. Këto që pyesni ju janë detyrë e dikujt tjetër, që për mua po e bën mirë detyrën. Të gjithë ju, jeni të lirë t’i shprehni mendimet, unë nuk jam i lirë t’i ndaj mendimet. Nuk jemi ne në këtë debat. Nuk na keni. Mblidhni njerëz në ekrane. Bëhuni me ata që nuk kanë punë tjetër vetëm se të merren me llafe. Puna jonë është pushteti ekzekutiv. Nuk jemi pushtet gjyqësor. Pjesë e punës tonë është të kemi pushtet gjyqësor. Unë i inkurajoj t’i nxjerrin ujin e zi cdo rasti, çdo aktiviteti. Nëse ka ujë të zi, t’ia nxjerrin dhe unë jam falenderues" tha Rama.

Për abuzimin me dhjetëra miliona euro janë në burg ish-zv.ministri i shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, ndërsa po hetohen ish-ministri Ilir Beqaj dhe antarët e komisionit që miratoi procedurat.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI