Flash

Mjeku anestezist shkarkohet nga detyra: Të dal të lyp para kryeministrisë?

Lapsi.al 25 August 2023
Mjeku anestezist shkarkohet nga detyra: Të dal të lyp para

Mjeku anestezist, Apostol Vaso është shkarkuar nga detyra e tij si në spitalin e Traumës. Lajmin e bën të ditur vetë ai në rrjete sociale ku shpjegon edhe shkakun.

Vaso është shkarkuar për arsyen se “ka zero kredite nga Qendra e Edukimit ne Vazhdim” dhe nuk mund të pajiset me licencë nga Urdhri i Mjekut.

Ai shprehet me ironi se strukturave të vlerësimit të aftësisë punonjësve shëndetësore nuk u interesojnë puna shkencore apo nominimet dhe citimet në revistat më të mëdha të shkencës mjekësore në botë.

“Te dal te lyp, per te siguruar jetesen, te zhdukem.nga syte kemebet, apo te sfidoj kedo, qofte edhe i vetem...?

Qe sot une jam I pushuar nga puna ne Spitalin e Traumes.

Arsyeja eshte, sepse une jam me Zore( 0) kredite nga Qendra e Edukimit ne Vazhdim dhe keshtu qe nuk mund te pasjiem me licence nga Urdheri I Mjekut.

Strukturave te vleresimit te aftesise se punonjesve shendetesor ketu ne Shqiperi nuk ju mjefton puna ime shkencore, madje ata ndjehen te turperuar nga une.

Spitali ndjehet gjithashtu i turperuar nga une, sepse kam prezantuar hypotezen ne Gjermani, ne prezencen e ambasadoreve perkates dhe autoriteteve me te larta shkencore te atij vendi.

Siptali te Traumes I vjen turp prej meje qe jam I nominuar per Cmimin "Radovicka" te Akademise sone te Shkencave.

Spitali te Traumes, Ministria e Shendetesise dhe Fakulteti I Mjeksise ndjehen te turperuar qe punimi yne eshte I ciltuar nga te gjitha revitat e medha te shkences mjeksore mbi 200 citime, nga revistat me impaktin me te larte,si asnje tjeter ketu ne Shqiperi ?

Qeverise dhe Ministrise tone I vjen turp nga une, qe Komiteti Shkencor I IASP (mbi 60 shkencetar) ne vitenn2010 i ka propozuar te me akordojne titullin Profesor, me Vendim te Keshillit te Ministrave per merita te vecanta ne Mjeksine Boterore.

Qeverise dhe Ministrise perfshi ketu edhe Fakultetin e Mjekesise I vjen turp nga une qe jam spiker I ftuar ne Kongrese Boterore te shkences se Algologjise.

Qeverise, Ministrise, Fakultetit te Mjekesise, Drejtorise dhe kolegeve ndoshta I kam turperuar qe puna jone vleresohet prej Universiteteve me te rendesishme te botes si nje me IMPAKT REVOLUCIONARIZUES NE SHKENCEN MJEKSORE BOTERORE.

JU LUTEM.MIQ ME KESHILLONI, CFARE DUHET TE BEJ...?

1- TE LARGOHEM NGA SHQIPERIA,SEPSE UNE KAM LICENCE TRAJNUESI NDERKOMBETAR PER DHIMBJEN ?

2- TE PAGUAJ RRYSHFETE QE TE PERFITOJ LICENCEN MJEKESORE DHE TE VAZHDOJ TE LUTEM TEK NJEREZ, QE DERI ME SOT NUK KANE BERE ASNJE GJE DHE NUK KANE ASNJE LIDHJE ME MJEKESINE ?

3- TE DAL DHE TE ULEM TEK KRYEMINISTRIA, MINSTRIA E SHENDETESISE, NE FAKULTETIN E MJEKSISE ,APO EDHE PARA DREJTORISE SE SPITELIT TIM, PER TE LYPUR PARA PER TE SIGURUAR JETESEN TIME..?

ME TREGOMI JU LUTEM.”- thotë Vaso.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI