Flash

Ish-ministrja malazeze i përgjigjet Vuçiçit: Sa të jeni ju në pushtet, unë s’do të vij në Serbi

Lapsi.al 25 August 2023
Ish-ministrja malazeze i përgjigjet Vuçiçit: Sa të jeni

Serbia disa ditë më parë i ndaloi hyrjen në vend ish-ministres malazeze të Integrimit Evropian, Jovana Maroviç.

Pas ndalimit, në Aeroportin e Beogradit “Nikolla Teslla”, ish-ministrja Maroviç i është përgjigjur presidentit serb Aleksandar Vuçiç duke thënë se nuk do të shkojë atje derisa ai të jetë në pushtet.

“Derisa jeni ju të jeni në pushtet, unë nuk do të vij më në Serbi. Liria ime e lëvizjes dhe e shprehjes nuk varen nga mëshira e askujt”, thuhet në reagimin e Maroviçit në rrjetin social X.

Po ashtu, pas këtij veprimi të autoriteteve të Beogradit ka reaguar edhe presidenti malazez Jakov Milatoviç, duke thënë se Maroviç nuk paraqet kërcënim për sigurinë.

“Jam i befasuar që asaj iu ndalua hyrja në Serbi, veçanërisht duke pasur parasysh angazhimin e saj shumëvjeçar në sektorin civil si në vend ashtu edhe në rajon. Jam i sigurt që Jovana nuk është kërcënim për sigurinë”, ka thënë Millatoviçit.

Për një kohë të gjatë, Maroviç ishte subjekt i shkrimeve të tabloideve në Serbi, për shkak të pikëpamjeve të saj të deklaruara publikisht.

Ajo ishte ministre e Integrimeve Evropiane të Malit të Zi dhe zëvendëskryeministre në Qeverinë e Dritan Abazoviç.

Maroviç dha dorëheqjen nga të gjitha pozitat politike në fund të nëntorit të vitit të kaluar./Tch

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI