Flash

Dalja e të dhënave në sistemin TIMS, Instituti për Demokraci thirrje Kuvendit

Lapsi.al 25 August 2023
Dalja e të dhënave në sistemin TIMS, Instituti për Demokraci

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) ka reaguar lidhur me problemet e raportuar dhe ndërhyrjet në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit. Në reagimin zyrtar IDM shpreh shqetësimin lidhur me ndërhyrjen e raportuar së fundmi.

Ata kërkojnë që të zhvillohen hetime të plota dhe të gjithanshme nga institucionet përkatëse. IDM i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë të ndërmarrë hapat e nevojshëm për forcimin e mbikëqyrjes parlamentare ndaj institucioneve të sigurisë dhe inkurajojmë veprime konkrete për shqyrtimin e plotë të përgjegjësive institucionale lidhur me shkeljet e përsëritura dhe parandalimin e tyre në të ardhmen.

REAGIMI:

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) shpreh shqetësimin e thellë lidhur me ndërhyrjen e raportuar së fundi në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit. Theksojmë se kjo nuk është e para thyerje e sigurisë së të dhënave personale dhe sensitive të shtetasve në Shqipëri, ku edhe më herët IDM i është bashkuar shqetësimit të organizatave ndërkombëtare.

Ne inkurajojmë zhvillimin e hetimeve të plota dhe të gjithanshme nga institucionet përkatëse. Njëkohësisht, IDM i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë të ndërmarrë hapat e nevojshëm për forcimin e mbikëqyrjes parlamentare ndaj institucioneve të sigurisë dhe inkurajojmë veprime konkrete për shqyrtimin e plotë të përgjegjësive institucionale lidhur me shkeljet e përsëritura dhe parandalimin e tyre në të ardhmen.

Mirëqeverisja e sistemit dhe institucioneve të sigurisë nëpërmjet zbatimit të plotë të parimeve të qeverisjes së mirë në sektorin e sigurisë, mbikqyrjes parlamentare, sistemit të balancave dhe kontrollit (checks and balance) dhe mundësimit të një roli më proaktiv të aktorëve të shoqërisë civile, rretheve akademike, medias etj. përbën domosdoshmëri për forcimin e performancës së tyre, rritjen e besimit publik tek institucionet dhe përmirësimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI