Flash

Arrestohen 2 persona në Elbasan, 1 vihet në hetim

Lapsi.al 25 August 2023
Arrestohen 2 persona në Elbasan, 1 vihet në hetim

Dy persona janë vënë në pranga në Elbasan, ndërsa forcat blu kanë nisur procedimin në gjendje të lirë për një person tjetër. Në pranga ka përfunduar personi me inicialet: B. L., 65 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur vegla pune, në ambientet e një firme;

Po ashtu, është arrestuar E. M., 53 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Shkatërrimi i pronës", pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas ka çarë gomën e automjetit në pronësi të dhëndrit të tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

-B. L., 65 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur vegla pune, në ambientet e një firme;

-E. M., 53 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Shkatërrimi i pronës", pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas ka çarë gomën e automjetit në pronësi të dhëndrit të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 18 vjeç, banues në Prrenjas, pasi ka goditur me send të fortë shtetasin E. K., 26 vjeç, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI