Flash

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 54-vjeçari në Korçë

Lapsi.al 24 August 2023
Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet

Një 54-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Korçës pasi u kap në aksin rrugor "Korçë-Pogradec" duke transportuar 5 shtetas të huaj që kërkonin të kalonin ilegalisht kufirin. Në kuadër të operacionit “Midnight 17” janë sekuestruar automjeti dhe një aparat celular.

Njoftimi i policisë:

U kap në flagrancë duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës, 5 shtetas të huaj që do të kalonin ilegalisht kufirin, vihet në pranga 54-vjeçari. Sekuestrohen automjeti dhe një aparat celular.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 17”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Klodjan Muça, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që do të transportonte kundrejt pagesës, shtetas të huaj, me qëllim që ata të kalonin ilegalisht kufirin, organizuan veprimet dhe në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në vendin e quajtur Qafë Plloçë, bënë të mundur lokalizimin e automjetit të dyshuar.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Citroen” u gjetën 5 emigrantë të paligjshëm, të cilët 54-vjeçari do t’i transportonte kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonin ilegalisht drejt vendeve të BE-së. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme

Të këshilluara

Euro arrin nivelin më të lartë në dy muaj

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të mërkurën me 107.63 lekë, niveli më i lartë që prej datës 19 qershor. Brenda një dit...

14:52

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI