Flash

Lajm i fundit/ Donald Trump niset drejt burgut të Georgia

Lapsi.al 24 August 2023
Lajm i fundit/ Donald Trump niset drejt burgut të Georgia

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është nisur drejt Georgia për t’u dorëzuar në burgun e Qarkut Fulton. Ai akuzohet se për ngritjen e një skemë me qëllim përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në 2020-ën. Ishte rezultati i këtij shteti që i shkaktoi humbjen e një mandati të dytë ish-kreut të shtëpisë së bardhë.

Ish-presidentit do t'i merren shenjat e gishtave dhe për herë të parë do të vendoset përpara një muri dhe do t'i merret fotografia. Kjo foto pritet më pas të publikohet nga autoritetet. Trump pritet të rikthehet në një datë të mëvonshme për të paraqitur një kërkesë në gjykatë. Lirimi me kusht i tij është caktuar në 200 mijë dollarë që Trump nuk e ka të vështirë t’i paguajë.

Sipas kushteve të marrëveshjes që avokatët bënë me autoritetet, Trump-it i ndalohet të frikësojë bashkë-të pandehurit e tij, dëshmitarët ose viktimat e supozuara në këtë rast, përfshirë edhe në mediat sociale. Trump i mohon të 13 akuzat e ngritura ndaj tij ku përfshihet shantazhi dhe deklaratat e rreme. Ai thotë se akuzat janë të motivuara politikisht.

Të mërkurën, ish-avokati i tij Rudy Giuliani dhe të bashkëpandehurit e tjerë u dorëzuan në burg për të njëjtin rast. Kjo është çështja e katërt penale e Trump, pasi ai kandidon sërish për zgjedhjet e vitit 2024. Ish-presidenti shkroi në platformën e tij në rrjetet sociale se planifikon të dorëzohet në burg në orën 19:30 me orën lokale. Procesi pritet të zgjasë më pak se 1 orë. Burimet i thanë CBS News se ish-presidenti do të trajtohet si çdo i pandehur tjetër.

Përveç nxjerrjes së fotografisë është rutinë që të pandehurve t'u merren shenjat e gishtërinjve dhe t'u skanohet syri për identifikim biometrik. Është ende e paqartë se kur Trump do të dalë para gjyqit për të deklaruar fajësinë. Prokurori ka sugjeruar që të 19 personat e akuzuar të dalin në gjyq javën e parë të shtatorit, por gjyqtari ende nuk e ka pranuar këtë kërkesë. ©LAPSI.al

https://twitter.com/SkyNews/status/1694810083861975461?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1694810083861975461%7Ctwgr%5E858a2646431b606477d496dd92d0879e6bcf952c%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.theguardian.com%2Fus-news%2Flive%2F2023%2Faug%2F24%2Ftrump-georgia-fulton-rally-republican-debate-politics-live-updates

Të këshilluara

Zjarr në Delvinë dhe Konispol

Zjarr në fshatin Fushë Verri, Kopaçez, Bashkia Delvinë dhe dy vatra në Bashkinë Konispol. Një në Stillo një në Likojan mbi Konispol. Zjarri është për momenti...

19:44

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI