Flash

Kim Catrall rikthehet në "And Just Like That"

Lapsi.al 24 August 2023
Kim Catrall rikthehet në "And Just Like That"

Kim Catrall u rikthye  si Samantha Jones në finalen e sezonit 2  të And Just Like That.

Fansave nuk iu desh të prisnin gjatë për paraqitjen e shumëpërfolur të aktores, pasi ndodhi në pesë minutat e para të episodit. Në skenë, Carrie Bradshaw (Sarah Jessica Parker)  mori një telefonatë nga Sam, e cila jeton në Londër. Samanta e mërzitur e informon Carrie nga telefoni në një makinë se fluturimi i saj është tre orë me vonesë dhe ajo nuk do të jetë në gjendje të arrijë në Nju Jork në kohë për darkën.

"Doja ta bëja suprizë!" shprehet Samantha. "Oh zot,ti e bëre. Jam shumë e suprizuar," pranon Carrie duke buzëqeshur.  Për shfaqjen e paharrueshme, Samantha veshi ngjyrën e saj të veçantë - një fustan të kuq vishnje me xhaketë të artë me shkëlqim dhe bizhuteri të mëdha ari.

Cattrall më parë tregoi se një kusht i saj për t'u shfaqur për nder të 25-vjetorit të ekskluzivitetit ishte që ajo të vishej nga stilistja origjinale e kostumeve të Sex and the City, Patricia Field. “Është shumë interesante të marrësh një telefonatë nga kreu i HBO duke thënë: “Çfarë mund të bëjmë?”. Unë shkova, "Hmmm. Më lejoni të bëhem kreative", kujtoi Kim duke qeshur gjatë një daljeje në The View në qershor. "Dhe një nga ato gjëra ishte kthimi i Pat Field," tha ajo. "Unë thjesht mendova, 'Nëse do të kthehem, duhet të kthehem me atë lloj stili Samanta.  Dhe ne e bëmë."

ET foli më parë me Parkerin, me të cilin Cattrall ka pasur tension publik prej vitesh, për rikthimin e saj. “Isha vërtete  emocionuar për idenë”, tha Parker për ET. "Mendova se ishte një ide vërtet e mirë dhe isha e emocionuar që  ne mund ta realizonim dhe se funksionoi për të dhe është thjesht shumë bukur ta shohësh."

 

Të këshilluara

Versace drejt një prespektive të re

Pas blerjes nga Tapestry, Versace ka fshirë të gjitha postimet në Instagram. Sipas thashethemeve, marka është gati për një fillim të ri. Kjo do të përfshinte...

11:19

Angelina Jolie tatuazh dedikuar Brad Pitt?

Artisti i tatuazheve të Angelina Jolie zbuloi se aktorja bëri një tatuazh misterioz në të dy gishtat e mesëm - dhe fansat kanë nisur të hamendësojnë se çfarë mu...

17:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI