Flash

Fero përfundon në kthetrat e fanatizmit fetar

Lapsi.al 24 August 2023
Fero përfundon në kthetrat e fanatizmit fetar
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram, reperi Fero i habiti të gjithë kur njoftoi se po hiqte dorë përfundimisht nga muzika pasi tashmë do t’i përkushtohej fesë Islame. Ai u shpreh i penduar për çdo këngë që kishte bërë deri tani, si dhe i kërkoi ndjekësve të fshinin këngët e tij, nëse i kishin të ruajtura.
Vendimi i tij solli reagime të shumta në publik, ndërsa pedagogu i filozofisë në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi, është shprehur kundër kësaj vendimmarrje. Profesori e cilëson fatkeqësi përfundimin e Feros në kthetrat e fanatizmit fetar, të cilin e quan shkatërrues për njeriun, duke ia kaluar të gjitha drogave bimore. “Nuk është kurfarë befasie kur një i ri, analfabet, i rritun keq dhe delikuent, përfundon në kthetrat e fanatizmit fetar. Të tillët janë tokë shumë pjellore për lulëzimin e fanatizmit. Fatkeqësi është kur dikush që pasi ka kalu nëpër institucionet dhe kulturën e iluminizmit modern, bie në kthetrat e fanatizmit fetar, i cili, për nga efekti shkatërrues mbi njeriun, ua kalon të gjitha drogave bimore”.- ka shkruar ai.

Të këshilluara

Versace drejt një prespektive të re

Pas blerjes nga Tapestry, Versace ka fshirë të gjitha postimet në Instagram. Sipas thashethemeve, marka është gati për një fillim të ri. Kjo do të përfshinte...

11:19

Angelina Jolie tatuazh dedikuar Brad Pitt?

Artisti i tatuazheve të Angelina Jolie zbuloi se aktorja bëri një tatuazh misterioz në të dy gishtat e mesëm - dhe fansat kanë nisur të hamendësojnë se çfarë mu...

17:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI