Flash

Wagner: Prigozhin vdiq si hero për shkak të tradhtarëve të Rusisë

Lapsi.al 23 August 2023
Wagner: Prigozhin vdiq si hero për shkak të tradhtarëve të

Një kanal në rrjetin “Telegram” i konsideruar i lidhur me grupin e mercenarëve “Wagner” deklaroi se Yevgeny Prigozhin ka vdekur. Agjencia e lajmeve “Reuters” citon se ky është reagimi i parë që bëhet nga ky grup.

"Kreu i Grupit Wagner, një Hero i Rusisë, një patriot i vërtetë i Atdheut të tij, Yevgeny Viktorovich Prigozhin vdiq si rezultat i veprimeve të tradhtarëve ndaj Rusisë. Por edhe në ferr, ai do të jetë më i miri! Lavdi Rusisë!” - thuhet në një postim në kanalin “Zona Gri”.

Autoritetet ruse thonë se në avion ishte edhe komandanti dhe bashkëthemeluesi i “Wagner”, Dmitry Utkin. Emri i tij ishte në listën e atyre që po udhëtonin në aeroplanin e rrëzuar sipas agjencisë ruse të transportit ajror. Edhe “Zona gri”, kanali Telegram që besohet se është i lidhur me Wagner, tha gjithashtu se Utkin është ka humbur jetën.

Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë ka përfshirë emrin e Yevgeny Prigozhin në listën e atyre "të deklaruar se udhëtonin në bordin e avionit të rrëzuar". Emri i Prigozhin renditet së bashku me 6 pasagjerë të tjerë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit.

BBC ndërkohë ka pyetur njerëz të thjeshtë në kryeqytetin rus, Moskë ndaj lajmit për rrëzimin e avionit dhe vdekjen e shefit të Wagner, Prigozhin. Një burrë i quajtur Dmitry thotë se ishte "e pritshme për shkak të disa gjërave që ai bëri" dhe shton "ata duhet të ndëshkohen". Dmitri vazhdon duke thënë se Prigozhin "kishte shumë armiq, me sa di unë".

Kur një grua e pyet nëse është e shqetësuar për fatin e Prigozhinit, ajo përgjigjet duke thënë: "Ne jemi të shqetësuar për të gjithë; zemra jonë dhemb për të gjithë në botë". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI