Flash

Rama mbron kalimin e Kadastrës online: Volumi i shërbimeve është rritur

Lapsi.al 23 August 2023
Rama mbron kalimin e Kadastrës online: Volumi i shërbimeve

Kryeministri Edi Rama ka folur sot dhe për shërbimet online të Kadastrës.

Rama ka kundërshtuar konstatimin se kalimi online i shërbimeve ka sjellë shumë probleme për qytetarët dhe noterët. Ai tha se faktet flasin ndryshe dhe se numri i shërbimeve është shumë më i lartë, duke i cilësuar shumë noterë hiena.

Kadastra e kthyer në online është një makth për qytetarët, për noterë, për real estate, nuk marrin dot shërbime dhe iu janë shtuar edhe kostot, ka qenë një nga nismat tuaja që ju e keni promovuar, por duket se dixhitalizimi në Kadastër nuk po funksion?

Edi Rama: Çudi sepse faktet flasin ndryshe, nëse shihni volumin e shërbimeve të dhëna nga Kadastra që kur ka kaluar në këtë sistem krahasuar më parë është shumë më i lartë, i shërbimeve të dhëna. Natyrisht është një sistem që noterët i nervozon, patjetër. Shumë të tjerë që i kanë qëndruar rreth e rrotull Kadastrës si hiena janë jo të nervozuar, por shumë të agresivizuar dhe mbi të gjitha ky sistem kërkon pak punë në fillim kur fillon ta përdoresh.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI