Flash

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

“Nafta në Shpirag si e Arabisë Saudite”, Rama: Impakt të madh në ekonominë e vendit

Lapsi.al 23 August 2023
“Nafta në Shpirag si e Arabisë Saudite”, Rama: Impakt

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dolën sot në një konferencë për mediat, ku kanë folur për punimet e SHELL në Shpirag. Sipas Ramës, kjo pasuri nëntokësore mund të ketë një impakt historik në zhvillimin social, por edhe në pozicionim gjeopolitik dhe gjeostrategjik të Shqipërisë.

Kryeministri shtoi se testi përfundimtar për të provuar qëndrueshmërinë e presionit të fluksit të gazit dhe naftës do të nisë në tetor dhe do zgjasë për 2-3 muaj, duke shtuar se edhe në skenarin më të keq të parashikuar, sërish përfitimet do të jenë të mëdha.

Rama theksoi se nafta është e cilësisë "Premium", e njëjtë me atë të Arabisë Saudite, ndërsa ka nisur prej një viti puna për ngritjen e fondi sovran, i cili nevojitet për administrimin e pasurive natyrore.

Ai tha se të dhëna optimiste kanë ardhur edhe nga eksplorimet në fushën e Dumresë, por atje puna është në një stad fillestar.

Fjala e kryeministrit Rama:

Mund të ketë një impakt historik në zhvillimin ekonomik social, por edhe në pozicionin gjeopolitik dhe gjeostrategjik të Shqipërisë.

Jemi në një fazë shumë të avancuar të një përpjekje prej gati 10 vjetësh dhe në prag të testimit përfundimtar, i cili është i domosdoshëm për të vlerësuar qëndrueshmërinë e presionit të fluksit të gazit dhe naftës.

Kjo do të thotë që rezerva është aty. Pas nje eksplorimi shumë të vështirë dhe një investimi masiv të bërë për shkak të thyerjes së përsëritur të sondeve. Lajmi interesant është që ende nuk është cekur ujë, i cili është nën rezervën, çka prezymon që rezerva mund të jetë edhe më e thellë.

Informacionet në këtë fazë janë edhe konfidenciale, por lidhen edhe me rezultatin e testit final, i cili përcakton nëse nxjerrja e kësaj pasurie sjell përfitime.

Nëse jo, ajo mbetet aty për një kohë tjetër, kur teknologjia mund të avancojë. Kompania SHELL ka përdorur teknologjinë më të fundit.

Paralelisht me përgatitjen për testin, që do të fillojë në tetor dhe rezultatet e testit bazohen në ndjekjen e qëndrueshmërisë së fluksit që del në sipërfaqe, për çka përdoret një periudhë 2-3 mujore, po përgatitet edhe plani masiv i investimit, për infrastrukturën e nevojshme për nxjerrjen dhe transportimi ne saj.

Nafta e zbuluar është e cilësisë së parë. Hera e parë që ndodh në vendin tonë, sepse burimet e tjera janë burime të një nafte të rëndë, e cila nuk futet në konsumin e automjeteve dhe vlera e saj është shumë më modeste.

Sipas analizave të bëra në laboratorin e Holandës, nafta në Shpirag e barabartë me naftën Premium i Arabisë Saudite.

Projekti nis me 3 miliardë euro dhe deri në përfundim të të gjithë infrastrukturës së nevojshme, shkon deri në 7 miliard euro.

Një investim që parashikon ndërtimin e gjithë infrastrukturës për depozitimin e rezervës, ndarjen në gaz , naft dhe sulfur dhe kjo e treta ka një rëndësi të vecantë sepse krijon një bazë, qoftë për prodhimin e inputeve bujqësore, qoftë edhe për krijimin e produkteve kozmetike.

Ajo që është e rëndësishme të thuhet sot, është se ne prej një viti kemi punuar për ngritjen e një fondi sovran. Ky fond është për administrimin e kësaj pasurie.

Ne jemi në një proces pune konkrete me fondin sovran të Norvegjisë dhe natyrisht që fondi ynë sovran do të ketë një profil që do të integrojë domosdoshmërinë për mbështetjen e pensionistëve dhe për balancimin e gjithë barrës së tmerrshme të trashëguar, me parimin etik se kjo pasuri i takon të gjithëve.

Fondi sovran është edhe fond investimesh. Kemi angazhuar të gjithë kontaktet tona me universitetin e Harëardit dhe të tjerë.

Ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm i shumëpritur, por jo gjithçka. Sepse ndërkohë në Shqipëri ka filluar eksplorimi i fushës së Dumresë, ku kompania italiane ENI është në punë. Edhe aty kemi të dhëna optimiste, por puna është në një stad me fillestar, sepse kompania hyri në punë para pandemisë, por pandemia solli një bllokim të gjatë.

Besoj shumë që impakti i gjithë kësaj zonë të re të pashfrytëzuar, do të jetë i jashtëzakonshëm në të gjitha rastet.

Edhe nëse nisemi nga skenari më i keq, përfitimi sërish është shumë i konsiderueshëm.

Për fat të keq, për shkak të keqadministrimit dhe abuzimit historik me burimet tona natyrore, fjala naftë në mendjen e qytetarëve shqiptar është bërë sinonim i fjalës vjedhje. E vërteta është se nga njëra ane në nuk është se kemi pasur ndonjë pasuri të jashtëzakonshme si vend. Burimet e shfrytëzuara në vite kanë qenë burime modeste, të keqpërdorura, faktikisht koncesionet e bëra në të shkuarën kanë qenë skandaloze, ka qenë dorëzim total i të drejtës së popullit për të marrë pjesën e vet në këtë pasuri, por megjithatë edhe kjo pasuri është keq shfrytëzuar.

Ajo që unë dua të them është se ne e kemi luftuar këtë trashëgimi duke e gjetur përballë situatave të vështira, por ama për këto kërkimet në këtë territor të fushës së burimeve tona natyrore, ne kemi bërë komplet ndryshim të qasjes së shtetit në këtë kontrata.

Kështuqë të gjithë duhet të jenë sot në Shqipëri të bindur se kjo pasuri e madhe është edhe tija dhe do të jetë mbështetje edhe për të.

Kjo pasuri do të impaktojë, pensionet, bilancin e pagesave, sistemin e arsimit, sistemin e shëndetësisë dhe do të impaktojë mirëqënien e fëmijëve tanë, sepse ata do të jenë përfituesit më të mëdhenj.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI