Flash

Misteri i rrëzimit të avionit të Prigozhin/ Wagner nuk e konfirmon ende vdekjen

Lapsi.al 23 August 2023
Misteri i rrëzimit të avionit të Prigozhin/ Wagner nuk e

Asnjë nga profilet e mediave sociale që konsiderohen si të lidhura me Yevgeny Prigozhin nuk ka bërë deri më tani ndonjë deklaratë nëse ai është i vdekur apo i gjallë. Disa thonë se një tjetër aeroplan biznesi në pronësi të tij ishte gjithashtu në ajër në momentin e rrëzimit, i cili gjithashtu ishte nisur nga Moska.

Madje një kanali i lidhur me Wagner, “Reverse Side of the Medal” thotë se ky avion i dytë është kthyer dhe po fluturon përsëri në Moskë. Spekulimet në kanalet e rrjetit Telegram sugjerojnë se avioni i rrëzuar ishte një avion Embraer Legacy me numër serial RA-02795. Të dhënat e gjurmimit në FlightRadar24 - një faqe interneti e njohur për gjurmimin e fluturimeve - nuk tregon se nga është nisur ky avion.

Më herët sot ai u shfaq afër Moskës, ku u ngjit në një lartësi prej gati 8800 m përpara se të dhënat të tregonin se ai binte papritmas, duke përfunduar në 0 m. Avioni është i regjistruar pranë kompanisë Autolex Transport, të cilën qeveria amerikane e ka lidhur me Yevgeny Prigozhin.

Avioni ka bërë disa udhëtime drejt dhe nga Moska për në Shën Petersburg muajt e fundit dhe është fotografuar nga mediat lokale në Bjellorusi, ku tani mendohet se është vendosur grupi Wagner. Dr. Yuri Felshtinsky, një ish-këshilltar i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, thotë se nëse Yevgeney Prigozhin ka vdekur, ka të ngjarë që Kremlini të përpiqet të fajësojë Ukrainën për vrasjen e tij.

Por ai mendon se pak njerëz do ta besonin këtë histori, pasi udhëheqësi rus Vladimir Putin ka më shumë se një motiv. Felshtinsky i tha BBC-së se beson se pak njerëz do të mbanin zi për vdekjen e Prigozhin, por gjithashtu "nuk do të habitej" nëse udhëheqësi Wagner do të kishte arritur t'i shpëtonte vdekjes. Shumë ekspertë kanë spekuluar se sa kohë Prigozhin do mundi të mbijetonte pas rebelimit të dështuar të grupit të tij Wagner në qershor. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI