Flash

Lokal me lojëra fati të paligjshme në Himarë, nën hetim pronari dhe 6 persona të tjerë

Lapsi.al 23 August 2023
Lokal me lojëra fati të paligjshme në Himarë, nën hetim

Njoftimi i policise 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tavolina”, kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Kishin përshtatur një lokal, për organizimin e lojës “Poker”, procedohen penalisht pronari dhe administratori i lokalit. Gjithashtu, procedohen penalisht 5 shtetas që u kapën duke luajtur në këtë lokal. Sekuestrohen një tavolinë për lojën “Poker” dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se disa shtetas kishin përshtatur një lokal, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Tavolina”, në kuadër të të cilit u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Q. Dh., 65 vjeç dhe M. K., 51 vjeç, të dy banues në Himarë.

Nga kontrollet, shërbimet e Policisë konstatuan se lokali në pronësi të 65-vjeçarit dhe që administrohej nga shtetasi M. K., ishte përshtatur për organizim të lojës së fatit “Poker”, në kundërshtim me ligjin.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë dhe për 5 shtetas të tjerë që u kapën duke luajtur në këtë lokal, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një tavolinë për lojën “Poker”, letra dhe çipsa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Zjarr në Berat, dyshohet i qëllimshëm

Një sipërfaqe me shkurre pranë fshatit Velabisht në Berat është përfshirë nga flakët ditën e sotme, ndërsa dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Raportohe...

16:58

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI