Flash

Ish-avokati i Trump, Rudy Giuliani shkon në burg

Lapsi.al 23 August 2023
Ish-avokati i Trump, Rudy Giuliani shkon në burg

Ish-avokati personal i Donald Trump, Rudolph Giuliani u dorëzua këtë të mërkurë në një burg në kontenë Fulton të shtetit amerikan të Georgia për t'u përballur me akuzat se ka ndërmarrë veprime për të përmbysur humbjen në zgjedhjet e 2020 të ish-presidentit të SHBA. Giuliani, një ish-prokuror federal dhe kryebashkiak i Nju Jorkut, u urdhërua të paguante një garanci prej 150 mijë dollarësh dhe të mos ndikonte tek asnjë nga 18 bashkë-të pandehurit ose dëshmitarët në këtë rast.

7 nga të pandehurit e tjerë në çështjen penale të ngritur nga Prokurori i Qarkut, Fani Willis tashmë janë dorëzuar në një burg në Atlanta. Trump, kandidati kryesor për nominimin republikan në 2024 për të sfiduar presidentin demokrat Joe Biden vazhdon të pretendojë se humbja e tij ishte rezultat i mashtrimeve. Duke folur në Nju Jork përpara se të fluturonte për në Atlanta, Giuliani mohoi akzuat dhe mbrojti Trump.

“Po ndihem shumë, shumë mirë për këtë, sepse ndihem sikur po mbroj të drejtat e të gjithë amerikanëve. Po them të vërtetën, ata po gënjejnë” - u tha Giuliani gazetarëve. Edhe Trump ka vendosur të dorëzohet të enjten për t'u përballur me padinë e tij të katërt penale këtë vit. 10 bashkëpandehurit e mbetur në aktakuzën e Georgias kanë kohë deri të premten për t'u dorëzuar. Trump i ka quajtur aktakuzat të motivuara politikisht.

Giuliani luajti një rol të spikatur publik në fushatën e Trump në zgjedhjet e vitit 2020. Në shtetin e Georgia, Giuliani u akuzua për deklarata të shumta të rreme rreth mashtrimeve zgjedhore, duke përfshirë zyrtarë në shtete të tjera si Arizona dhe Pensilvania, në një përpjekje të dështuar për t'i bindur ata që të miratojnë një listë alternative të zgjedhësve në certifikimin zyrtar të Kongresit të rezultateve të zgjedhjeve për të mbajtur Trumpin në pushtet. Giuliani dhe aleatët e tjerë të Trump u akuzuan gjithashtu për deklarata të rreme ndaj ligjvënësve të Georgia në lidhje me zgjedhjet.

Trump është deklaruar i pafajshëm për dy grupe akuzash penale federale të ngritura nga Jack Smith, një këshilltar special i emëruar nga Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Merrick Garland, i emëruar nga Biden, në lidhje me përpjekjet për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 dhe posedimin e dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga detyra. Trump gjithashtu u deklarua i pafajshëm në një rast në Manhattan që përfshinte pagesën para zgjedhjeve të vitit 2016 për një yll të filmave porno. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI