Flash

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak dhe Escobar takohen në Bruksel

Lapsi.al 23 August 2023
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak dhe Escobar takohen në Bruksel

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pritur në një takim në Bruksel, të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajçak bëri të ditur se me Escobarin kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

“I lumtur të mirëpres kolegun dhe mikun tim të mirë Gabriel Escobar në Bruksel. Së bashku me ekipet tona, ne kaluam dje në një diskutim të thelluar mbi Dialogun, gjendjen dhe rrugën përpara, si dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Faleminderit për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.

Dialogu mes dy vendeve është ndërprerë për shkak të tensioneve që ndodhën në maj të këtij viti në veri të Kosovës.

Kurti e Vuçiç përballë njëri tjetrit u ulën për herë të fundit në muajin maj, e pavarësisht tentimeve, një takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut, nuk ndodhi më.

E një i tillë, nuk pritet të ndodhë brenda të paktën brenda një periudhe të shkurtë kohore.

Bashkimi Evropian, ka kërkuar nga Kosova që të mos ndërmarrë veprime nxitëse e të pezullojë operacioniet e policisë brenda dhe rreth objekteve komunale.

BE-ja gjithashtu ka ripërsëritur thirrjen për zbatim të marrëveshjes së Ohrit bashkë me ankesin e zbatimit, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI