Flash

Çfarë ndodhi në koncertin e Lana del Rey

Lapsi.al 23 August 2023
Çfarë ndodhi në koncertin e Lana del Rey

E zhvilluar më 15 gusht në arenën Foro Sol në Mexico City, Meksikë, performanca e turneut të Rey 'A Did You Knoë That There's a Tunnel Under Ocean Blvd' ka ardhur në qendër të vëmendjes së fundmi, kur videot e një ngjarjeje të pazakontë janë bërë ‘virale’ në rrjet.

Në këto video, duken fansat që rrëzohen në tokë si një tufë dominosh; edhe pse nuk raportohet për viktima, ngjarja e frikshme i nxiti njerëzit të kërkonin një shpjegim logjik, teksa shumë prej ndjekësve i bëri të mendojnë se bëhet fjalë për një ngjarje paranormale apo magji.

Por, pavarësisht spekulimeve, G Keith Still, një ekspert i shkencës së turmës, kishte një shpjegim tjetër.

"Quhet një kolaps progresiv i turmës, ku vrulli i një personi që troket në një tjetër, rritet ndjeshëm," shpjegoi Still për “The Messenger”.

Ai vazhdoi: “Mendoj se shprehja ‘efekt domino’ është mjaft e përshtatshme. Nëse grumbulloni domino, një domino mund të trokasë mbi një domino tjetër një herë e gjysmë më shumë se madhësia e tij, thjesht sepse po e ktheni një energji potenciale në energji kinetike. Ju po ndryëni forcën.”

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Toto Cutugno

Këngëtari Toto Cutugno, më i njohur për këngën e tij hit mbarëbotërore të vitit 1983, "L'Italiano", vdiq këtë të martë në moshën 80-vjeçare, tha për ANSA menaxh...

17:45

Rihanna zbulon detaje rreth djalit të dytë

Rihanna dhe A$AP Rocky tani janë prindër të dy fëmijëve. Këngëtarja mirëpriti në jetë në fshehtësi totale djalin e tyre të dytë më 3 gusht në Los Angeles. Emri ...

14:58

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI