Flash

Adhurues i nazistëve/ Kush është krahu i djathtë i Prigozhin që vdiq bashkë me të

Lapsi.al 23 August 2023
Adhurues i nazistëve/ Kush është krahu i djathtë i Prigozhin

Në Rusi e japin për të sigurt lajmin se në aeroplanin me 10 persona që u rrëzua në rajonin Tver, midis Moskës dhe Shën Petersburgut gjendej edhe themeluesi i Wagner, Evgeny Prigozhin. Bashkë me të thuhet se ishte edhe krahu i tij i djathtë dhe njëkohësisht “numri 2” në hierarkinë militarëve të Wagner, Dmitry Utkin. Sipas autoriteteve ruse ata ishin të dy të vdekur dhe trupat e tyre u identifikuan.

Nga rrëzimi i avionit nuk pati asnjë të mbijetuar. Për Prigozhin dihet shumë, por për krahun e tij të djathtë ka më pak informacione edhe për shkak se ai ka mbajtur një profil më të ulët. 53-vjeçari Dmitry Utkin ka qenë një oficer i lartë i ushtrisë ruse. Ai shërbeu si oficer i forcave speciale GRU, ku mbante gradën nënkolonel. Thuhet se ai ishte një nga themeluesit e Grupit Wagner. Utkin ka marrë 4 Urdhra të Guximit të Rusisë.

Sergej Sumlenny on Twitter: "Dmitry Utkin, the founder and the commander of  "Wagner" group, is famous for SS insignia tattoos over his body, and for  very close contacts to Vladimir Putin. https://t.co/uiI5oNSTO5" /

Utkin lindi më 11 qershor 1970 në Asbest, një fshat në Sverdlovsk Oblast të Bashkimit Sovjetik. Nëna e tij ishte një inxhiniere e cila u divorcua nga babai i Utkinit kur ai ishte shumë i ri. Ai cilësohej nga shokët e klasës si shumë studioz, por arrogant. Pas mbarimit të shkollës së mesme në Smoline, Utkin u transferua në Leningrad (tani Shën Petersburg), ku hyri në Shkollën e Komandës së Lartë të Kombinuar të Armëve S. M. Kirov dhe më vonë iu bashkua Forcave Speciale GRU. Në vitet 1990, ai u martua me Elena Shcherbinina, me të cilën pati 3 fëmijë. Ata u divorcuan në fillim të viteve 2000. Në vitin 2015, Shcherbinina e raportoi Utkin si të zhdukur në një program televiziv.

Russian Mercenary Leader Now Behind Troll Farm Mastermind's Catering  Business - The Moscow Times

Sipas disa shkrimeve në media, Utkin është një admirues i Gjermanisë naziste dhe ka tatuazhe të shumta naziste, duke përfshirë shenjat e Schutzstaffel (SS). Utkin gjithashtu thuhet se e quajti veten Wagner sipas kompozitorit gjerman Richard Wagner, sepse vepra e tij admirohej shumë nga Adolf Hitleri dhe u përvetësua nga nazistët. Anëtarët e Grupit Wagner kanë thënë se Utkin është një Rodnover, një besimtar në besimin vendas sllav. Utkin nuk ka bërë asnjë dalje publike që nga viti 2016.

Në qershor 2017, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione kundër Utkin si kreu i Wagner Group. Në dhjetor 2021, Këshilli i Bashkimit Evropian vendosi masa kufizuese kundër Utkin dhe të tjerëve të lidhur me Grupin Wagner. Utkin u akuzua se ishte "përgjegjës për abuzime të rënda të të drejtave të njeriut të kryera nga grupi, të cilat përfshijnë torturat dhe ekzekutimet dhe vrasjet jashtëgjyqësore, të përmbledhura ose arbitrare". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI