Flash

Transportonte emigrantë klandestinë, vihet në pranga 34-vjeçari në Gjirokastër

Lapsi.al 22 August 2023
Transportonte emigrantë klandestinë, vihet në pranga

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia në Gjirokastër, pasi u kap duke transportuar 22 emigrantë me furgon.

Gjatë tentativës për t’u larguar nga policia, aksidentoi dy automjete dhe lëndoi një punonjës policie, cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Blutë” sekuestruan mjetin me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe 3 celularë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 72”. Vihet në pranga 34-vjeçari që transportonte 22 emigrantë, me furgon, dhe gjatë tentativës për t’u larguar nga shërbimet e Policisë, në mesnatë, aksidentoi dy automjete dhe dëmtoi një punonjës policie. Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 3 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i një pune hetimore me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 72”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit., 34 vjeç, banues në Lushnje.

Gjatë operacionit, në aksin nacional Përmet-Këlcyrë, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit furgon tip “Opel”, me drejtues shtetasin 34 vjeçar, i cili po transportonte kundrejt pagesës, 22 emigrantë nga vendet MENA.

Në tentativë për të shmangur kapjen nga shërbimet e Policisë, shtetasi ka aksidentuar dy automjete që ndodheshin në rrugë, si dhe ka dëmtuar lehtë një punonjës policie që ishte në shërbim, i cili ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti furgon dhe 3 celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Vijon i nxehti afrikan

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e d...

07:49

Vuçiç dhe Zelensky takohen sot në Athinë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të hënën se do të zhvillonte një takim dypalësh me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Athinë. Vuçiç është në...

07:24

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI