Flash

Rihanna zbulon detaje rreth djalit të dytë

Lapsi.al 22 August 2023
Rihanna zbulon detaje rreth djalit të dytë

Rihanna dhe A$AP Rocky tani janë prindër të dy fëmijëve. Këngëtarja mirëpriti në jetë në fshehtësi totale djalin e tyre të dytë më 3 gusht në Los Angeles. Emri i plotë i të voglit nuk dihet, por TMZ raporton se ai fillon me një R si i vëllait të tij të madh.

Çifti, i cili mirëpriti fëmijën e tyre të parë, djalin e madh RZA, në maj 2022, nuk kanë reaguar ende për lajmin e bukur. Duke marrë parasysh faktin se ata e mbajtën të fshehtë emrin e RZA për rreth një vit, nuk do të ishte çudi nëse do të zgjidhnin ta mbanin të fshehtë edhe emrin e djalit të tyre të dytë për aq kohë sa të ishte e mundur.

Hera e fundit që Rihanna u pa në publik ishte në fund të korrikut, kur ajo darkoi me Rocky-n në restorantin e saj të preferuar në Kaliforni.

Rihanna njoftoi në mënyrë të paharrueshme shtatzëninë e saj të dytë në 'Super Bowl' në shkurt. Ajo nuk zbuloi në atë moment se sa muajshe ishte, por foli për 'British Vogue' për shpresën e saj për të pasur më shumë fëmijë dhe se si nuk i interesonte gjinia.

"Dëgjo, unë jam e shqetësuar për çdo gjë," tha ajo. “Do të doja të kisha më shumë fëmijë, por çfarëdo që Zoti dëshiron për mua, unë jam këtu. Unë do e dua çfarëdo gjinie të jetë. Vajza, djalë. Çfarëdo."

Ajo shtoi se Rocky dëshironte të dinte gjininë e fëmijës së tyre të parë. "Ai donte një djalë," tha ajo. “Në fillim ai ishte i hapur, më pas ai tha: “Ja, unë dua një djalë, jam i sigurt.” Dhe po thoja, “Zot, të lutem lëre këtë njeri të marrë atë që do…”

Në 'Met Gala', Rihanna foli shkurtimisht për 'Entertainment Tonight' se si po shkonte shtatzënia e saj e dytë. "Është shumë ndryshe nga e para," tha ajo. “Gjithçka është ndryshe, por unë po e shijoj atë. Ndjehem mire. Ndihem energjike.”

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori Chris Peluso

Ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare aktori i Broadway-t, Chris Peluso. Aktori - më i njohur për rolet e tij në "Mamma Mia" dhe "Wicked" -u nda nga jeta pap...

17:51

Drake reagon pas incidentit në skenë

Drake doli në skenë të mërkurën mbrëma në Qendrën Chase në San Francisko për turneun e tij It's All A Blur dhe tregoi reflekset e tij të shpejta kur dikush nga ...

17:25

Natalie Portman ribashkohet me balerinin

Natalie Portman thuhet se është ribashkuar me bashkëshortin e saj, Benjamin Millepied ndërsa thashethemet për ndarjen dhe tradhëtinë vazhdojnë të qarkullojnë çi...

17:17

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI