Flash

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

Pse u alarmua Ambasada Amerikane për vjedhjen e sistemit TIMS

Lapsi.al 22 August 2023
Pse u alarmua Ambasada Amerikane për vjedhjen e sistemit TIMS

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Tiranës për ndërhyrjet në sistemin TIMS të Policisë së Shtetit. Shqetësimin e ngritën fillimisht disa punonjës të policisë së shtetit dhe më pas vetë Ambasada e SHBA-së në Tiranë. Gjatë një takimi me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, i ngarkuari me punë të ambasadës amerikane në Tiranë, Martin McDowell shprehu shqetësimin e SHBA-ve lidhur me shkeljen në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit. McDowell kërkoi hetim të shpejtë dhe të plotë, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit në hetimin e tyre.

“Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri”, - u tha në njoftimin e Ambasadës Amerikane. Pas këtij shqetësimi të amerikanëve nisi menjëherë një hetim nga AMP që së fundmi ia kaloi çështjen prokurorisë. Ishin pikërisht shqetësimet e amerikanëve që bënë që çështja të merrej seriozisht.

Dyshimet janë se të dhënat e sistemit TIMS janë kopjuar në një hard disk të jashtëm dhe për këtë janë përdorur edhe persona të paautorizuar. Madje gazetarja Klodiana Lala shkoi edhe më tej duke u shprehur në një nga raportimet e saj në News 24 se pas këtij akti qëndron një grup i strukturuar kriminal.

“Në mesin e personave që iu janë cenuar të dhënat janë edhe shtetas amerikanë. Prokuroria nuk ka dhënë të dhëna në lidhje me zyrtarët apo personat që dyshohen të kenë ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin TIMS, gjithashtu nuk ka të qartë se përse këto të dhëna janë aksesuar në mënyrë të paligjshme dhe për çfarë do të përdoren.

Në Shqipëri janë nxjerrë të dhënat sensitive që kanë të bëjnë me qytetarët shqiptarë, fillimisht qeveria ngriti pretendimet se sistemet qeveritare ishin sulmuar nga hakera iranianë, Por rasti i fundit nuk ka të bëjë me hakërrim por me përfshirje direkte të zyrtarëve të Policisë së Shtetit, por edhe persona të tjerë të paautorizuar që kanë ndërhyrë në sistemin TIMS duke marrë prej andej të gjitha të dhënat.

Ky skandal është i përmasave të mëdha. Ka dyshime për një grup të struktruar kriminal dhe bashkëpunim të disa institucioneve për të ndërhyrë dhe për të pasur në duar të dhënat sensitive që kanë të bëjnë me hyrje daljet në territorin e republikës së Shqipërisë, por nga ana tjetër janë të gjitha të dhënat për personat që rezultojnë të kërkuar apo të shpallur në kërkim nga ana e policisë shqiptare dhe sigurisht dalja në publik e këtyre të dhënave do të dëmtonte çështje hetimore që kanë në duar Prokuroritë shqiptare, përfshirë SPAK”, - tha gazetarja Klodiana Lala. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ndërron jetë kantautori italian Toto Cutugno

Këngëtari Toto Cutugno, më i njohur për këngën e tij hit mbarëbotërore të vitit 1983, "L'Italiano", vdiq të martën në moshën 80-vjeçare. Cutugno, emri i të cili...

17:46

Zjarr masiv në Laç (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në kurrorën e gjelber të qytetit të Laçit, pranë rrugës që të çon në kishën e Shna Ndout. Zjarri eshte perhapur ne nje...

17:10

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI