Flash

Kundërpërgjigjet Rama, "nuk ia kthej Mitsotakisit me të njëjtën monedhë"

Lapsi.al 22 August 2023
Kundërpërgjigjet Rama, "nuk ia kthej Mitsotakisit me të

Edi Rama nuk i ka kursyer kunjat për homologun e tij grek Mistotakis, ndonëse është zotuar që të mos ia kthejë me të njëjtën monedhë, duke ftuar presidentin dhe jo atë vetë kut të mbahet samiti ballkanik në Tiranë.

Një ditë pas takimit të liderëve të Ballkanit në Athinë, kryeministri shqiptar nuk e ka lënë pa e fshikulluar darkën e gabuar të Athinës duke përdorur për të terma të ashpër. Ai ka thënë se ajo i dërgoi Shqipërisë një mesazh kontradiktor me qëllimin e saj që të diskutonte të ardhmen evropiane të Ballkanit përendimor. Këtë lloj qasje greke, Rama e ka quajtur "peng i politikës së brendshme fisnore".

Lexo me tej:

Tensionet me Athinën / Provokon Mitsotakis, Tirana jashtë tryezës ballkanike 

Megjithëatë në pak paragrafë, të hedhur në anglisht në Twitter, përpos shkopit shefi i ekzekutivit ka treguar edhe karrotën. Ai e ka etiketuar kryeministrin Kiriako Mitsotakis që nuk e ftoi në takim, si një "mik të dashur dhe koleg shumë të respektuar" dhe është shprehur gjithashtu "i lumtur" që ky tubim u zhvillua. Pra Edi Rama e ka vendosur veten në pozitën e evropianit liberal dhe të moderuar, duke i lënë homologut të tij grek, pa e thënë shprehimisht, pozitën e ekstremistit të varur nga "palë të treta, të etura për të shfrytëzuar çdo rast për të ngritur një mal nga një kodër". Rama e ka vënë veten në piedestalin e atij që preferon të diskutojë edhe kur ka kontradikta, duke e lënë kryeministrin grek nën dritën e keqe të atij që e refuzon komunikimin.

"Për sa më përket mua, të flasësh, të komunikosh, të debatosh me miqtë, aleatët, partnerët dhe fqinjët, para së gjithash, është thelbi i politikës ndërkombëtare dhe të përpiqesh, gjithmonë të përpiqesh, të vendosësh veten në vendin e tjetrit është një domosdoshmëri. Aq më tepër kur gjërat duket se shkojnë keq" ka shkruar ai.

Dhe me aftësinë për pirueta që e karakterizon ai është shprehur se nuk do ia kthejë Mitsotakisit me të njëjtën monedhë: "Natyrisht, miku im i dashur dhe kolegu shumë i respektuar në Athinë ka qenë i ftuar të marrë pjesë dhe nuk mund ta imagjinoja kurrë të përgjigjesha nën zë, duke ftuar në vend të tij Presidentin grek, për të cilin kam edhe respektin më të madh.

Komenti ne Lapsi Videos

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

Edi Rama ka sqaruar gjithashtu se përse këtë shpjegim po e bën tani, kur tubimi i Athinës, për përvjetorin e XX-të të samitit të Selanikut përfundoi: "Nuk doja të shqetësoja mikpritësin dhe të ftuarit e tij, duke e shtuar zhurmën, para se miqtë e mi të mirë të mbledhur në Athinë të përfundonin punën e tyre" ka shkruar ai.

Tensionet mes Tiranës dhe Athinës u ashpërsuan shumë pas arrestimit të kandidatit të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri që grekët pretendojnë se u bë me urdhër të kryeministrit. Beleri u prangos dy ditë para zgjedhjeve dhe po pengohet të betohet si kryebashkiak i votuar nga qytetarët. Ky kazus ka ngritur në sipërfaqe edhe probleme të tjera që po qëndrojnë pezull mes dy vendeve, si ai i përcaktimit të kufirit detar, të drejtat e minoritetit dhe atë të pronave të qytetarëve me kombësi greke. Dosja "Beleri" u bë shkak që kryeministri Rama të mos ftohej në takimin e liderve ballkanikë të organizuar nga qeveria greke.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis sqaroi para takimit se arsyet e mungesës së një ftese ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama janë bërë qëndrimet e tij për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri që vijon të qëndrojë në burg.

“Qeveria greke me një sërë ndërhyrjesh të kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm është e vendosur për shtetin e së drejtës, jo vetëm për Fredi Belerin një kryetar bashkie i zgjedhur ligjërisht, i cili duhet të betohet. Shqipëria duhet të respektojë rregullat bazë të shtetit ligjor dhe ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas për këtë”, – ka thënë zëdhënësi i qeverisë greke.

©Lapsi.al 

 

 

REAGIMI i PLOTE:

Këtu është përgjigja ime për të gjithë ata, në Greqi, Shqipëri apo gjetkë, që komentuan në mënyra të ndryshme ose u hutuan nga mungesa ime në Athinë, por edhe për gazetarët që kërkuan mendimin tim dhe nuk morën përgjigje para ngjarjes. Arsyeja është e thjeshtë: nuk doja të shqetësoja mikpritësin dhe të ftuarit e tij, duke e shtuar zhurmën para se miqtë e mi të mirë të mbledhur në Athinë të përfundonin punën e tyre.

Jam i lumtur që Kyriakos mori iniciativën për të thyer bukën me liderët shumë të rëndësishëm dhe për të diskutuar të ardhmen evropiane të Ballkanit në sfondin e agresionit rus. Rajoni ka nevojë që Greqia të përfshihet më shumë në rrugën tonë të përbashkët. Unë i kam thënë gjithmonë atij apo miqve të tjerë grekë, duke e thënë publikisht në disa raste, se sinqerisht besoj se vendi i tyre ka një rol të natyrshëm për të luajtur në Ballkan duke pasur parasysh profilin dhe përvojën e tij në BE.

Shpresoj shumë që takimi të ketë qenë produktiv dhe sigurisht, më mirë të mos e kisha parë darkën e përdorur për t’i dërguar Shqipërisë një mesazh kontradiktor përballë qëllimit shumë më ambicioz të nismës dhe shpresoj që ky fakt fatkeq të mos i ketë ngatërruar mysafirët e nderuar. Për sa më përket mua, të flasësh, të komunikosh, të debatosh me miqtë, aleatët, partnerët dhe fqinjët, para së gjithash, është thelbi i politikës ndërkombëtare dhe të përpiqesh, gjithmonë të përpiqesh, të vendosësh veten në vendin e tjetrit është një domosdoshmëri. Aq më tepër kur gjërat duket se shkojnë keq.

Në tetorin e ardhshëm Shqipëria do të kryesojë Samitin e Procesit të Berlinit të këtij viti në Tiranë. Natyrisht, miku im i dashur dhe kolegu shumë i respektuar në Athinë ka qenë i ftuar të marrë pjesë dhe nuk mund ta imagjinoja kurrë të përgjigjesha nën zë, duke ftuar në vend të tij Presidentin grek, për të cilin kam edhe respektin më të madh.

Unë e kuptoj presionin e palëve të treta, të etur për të shfrytëzuar çdo rast për të ngritur një mal nga një kodër. Por ne të gjithë kemi sfida shumë më të mëdha përpara, ka male të vërteta për t’u ngjitur. Por ne të gjithë kemi sfida shumë më të mëdha përpara, ka male të vërteta për t'u ngjitur. Ajo që duhet të na bashkojë në kohë të tilla të trazuara për hir të popujve tanë, vendeve tona, rajonit tonë, Evropës tonë është më e madhe se ajo që na ndan. Rreziku global është tepër i madh, që ne të bëhemi peng i politikës së brendshme fisnore.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI