Flash

Lady Gaga zbulon sekretin pas rutinës së saj të bukurisë

Lapsi.al 22 August 2023
Lady Gaga zbulon sekretin pas rutinës së saj të bukurisë

Lady Gaga po ndan sekretet e vërteta pas rutinës së saj të bukurisë.

Këngëtarja e "Bad Romance" zbuloi në një intervistë të re se eksperimentimi me grimin ka të bëjë shumë më tepër sesa thjesht të dukesh bukur apo të bësh një deklaratë. “Ka qenë një praktikë shëruese për mua që kur isha vërtet e re”, tha Gaga për E! Online. “Isha tepër e pasigurt kur isha adoleshente, dhe kur mbarova shkollën e mesme, zbulova se grimi kishte fuqinë për të transformuar atë që isha”.

Aktorja e“House of Gucci” tha se kozmetika gjithashtu e ndihmuoi atë të gjente zërin e saj. “E kuptova se kisha më shumë aftësi për të folur për veten time”, shpjegoi ajo. "Dhe kishte të bënte më shumë me atë se si ndihesha dhe jo me atë se si dukesha. E them gjithmonë këtë sepse mendoj se stili i grimit i të gjithëve është unik për ta." Me markën e saj të grimit vegan  Haus Labs, e lançuar në vitin 2019, Gaga shpreson të ndihmojë njerëzit e tjerë të gjejnë zërin e tyre dhe ndjenjën e vetëbesimit. "Unë dua që njerëzit të dinë se kjo nuk ka të bëjë me përpjekjen për t'u dukur si unë. Kjo ka të bëjë me të duken si ju," vuri në dukje ajo./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Rihanna zbulon detaje rreth djalit të dytë

Rihanna dhe A$AP Rocky tani janë prindër të dy fëmijëve. Këngëtarja mirëpriti në jetë në fshehtësi totale djalin e tyre të dytë më 3 gusht në Los Angeles. Emri ...

14:58

Ndahet nga jeta aktori Chris Peluso

Ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare aktori i Broadway-t, Chris Peluso. Aktori - më i njohur për rolet e tij në "Mamma Mia" dhe "Wicked" -u nda nga jeta pap...

17:51

Drake reagon pas incidentit në skenë

Drake doli në skenë të mërkurën mbrëma në Qendrën Chase në San Francisko për turneun e tij It's All A Blur dhe tregoi reflekset e tij të shpejta kur dikush nga ...

17:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI