Flash

Greqia në luftë me zjarret, shkon në dy numri i viktimave

Lapsi.al 22 August 2023
Greqia në luftë me zjarret, shkon në dy numri i viktimave

Qysh në orët e mëngjesit të 22 gushtit, Greqia vazhdoi luftën ndaj zjarreve në rritje, që morën jetën e dy personave dhe detyruan shumë të tjerë të evakuoheshin. Kjo është vala e dytë vdekjeprurëse e zjarreve masive brenda vetëm një muaji.

Zjarret vazhduan të digjen në mënyrë të pakontrollueshme në pjesën verilindore të Greqisë, ishujt Evia dhe Kythnos, si dhe rajonin e Beoetia në veri të Athinës. Zjarret janë shpërndarë në mënyrë të shpejtë shkaku i erërave të forta dhe temperaturave deri në 41 gradë Celsius.

“Ka nëntë fronte aktive… situata është e ngjashme me atë gjatë korrikut”, tha një zëdhënëse e departamentit të zjarrit për agjencinë e lajmeve AFP, duke iu referuar zjarreve që lanë pesë persona të vdekur gjatë korrikut.

Në orët e vona të mbrëmjes së 21 gushtit u vendos që banorët e zonave të rrezikuara të evakuoheshin në spitalin e Alexandroupolis, një qytet në verilindje të Greqisë ku zjarret po vazhdojnë për të katërtën ditë radhazi.

Roja bregdetare tha se kishte zhvendosur 65 pacientë në një traget në portin e qytetit.

Në ishullin Evia, pranë kryeqytetit grek, zyrtarët evakuuan banorët në qytetin industrial Nea Artaki, ku zjarri dëmtoi fermat e shpendëve dhe derrit.

Flakët kërcënuan edhe parkun kombëtar Dadia, ku u gjet trupi i një burri që besohet se ishte një emigrant i padokumentuar.

Një bari i moshuar gjithashtu u gjet i vdekur në rajonin e Boeotia më herët më 21 gusht.

Dadia është një nga zonat më të rëndësishme të mbrojtura në Evropë, pasi që ofron një habitat ideal për zogjtë e rrallë dhe është shtëpia e të vetmes popullsi shumuese të shkabave të zeza në Ballkan.

Bashkimi Evropian njoftoi se do të dislokonte dy avionë zjarrfikës nga Qipro dhe një ekip zjarrfikës rumun nëpërmjet mekanizmit të mbrojtjes civile të bllokut evropian.

Temperaturat shumë të nxehta dhe kushtet e thata që rrisin rrezikun nga zjarret do të vazhdojnë deri të premten, sipas meteorologëve.

Mes një valë të të nxehtit, një zjarr që filloi më 18 korrik dhe u ndez nga erërat e forta shkatërroi pothuajse 17.770 hektarë brenda dhjetë ditëve në pjesën jugore të Rodosit – një ishull i njohur turistik në Detin Egje juglindor.

Rreth 20.000 njerëz, kryesisht turistë, u detyruan të evakuoheshin./REL

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Vijon i nxehti afrikan

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e d...

07:49

Vuçiç dhe Zelensky takohen sot në Athinë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të hënën se do të zhvillonte një takim dypalësh me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Athinë. Vuçiç është në...

07:24

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI