Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Plas polemika/ Ish-senatori italian: Rama të na dëmshpërblejë vjedhjet e 20 viteve

Lapsi.al 21 August 2023
Plas polemika/ Ish-senatori italian: Rama të na
Vijon të shkaktojë polemika në mediat dhe politikën italiane vendimi i kryeministres Giorgia Meloni për të paguar faturën e 4 turistëve që u larguan me vrap nga restoranti në Berat. Ai që ka tërhequr më së shumti vëmendje së fundmi është një deklaratë e ish-senatorit të PD, Tommaso Cerno që tashmë drejton gazetën “L’Identita”. I ftuar në kanalin italian Tg4 ai e ka deklaruar se gjesti i Melonit është i pavend, por ai ka shpërthyer ndaj kryeministrit Rama duke kërkuar që edhe Shqipëria të dëmshpërblejë vjedhjet që shqiptarët kanë bërë në shtëpitë e italianëve. Nëse do të ndodhte kjo sipas tij, do të falimentonte shteti shqiptar. “Shumë mirë që Meloni pagoi. Shumë mirë që kryeministri Rama na ka shpjeguar për këtë parajsë të re me plazhe të mrekullueshme... E gjitha një seri gënjeshtrash që na thuhet për Shqipërinë. Dhe tashmë 4 italianë që nuk kanë paguar 80 euro. Tani kryeministër Rama thuaji ambasadorit shqiptar të na dëmshpërblejë për vjedhjet e 20 viteve që shqiptarët kanë bërë në Itali - tha ai ndër të tjera. Kjo deklaratë ka shkaktuar edhe reagimin e këngëtarit Ermal Meta, dy herë fitues i Sanremos. “I dashur Tommaso, me sa duket antenat e drejtuara nga Perëndimi, (drejtimi i vetëm i mundshëm) i kanë mësuar disa njerëz të jenë të pandershëm. Vendet e zakonshme shpesh maskohen, por sapo kalon një situatë dhe ngrysin vetullat reagojnë veten për atë që janë. Që janë të vegjël. Dhe më vjen keq sepse mendoj se jeni një njeri shumë inteligjent” – shkroi Meta. Një reagim mbi këto polemika ka bërë edhe gazetarja dhe aktivistja shqiptare që jeton në Itali, Anita Likmeta. “Shqiptarët, e sidomos fëmijët kanë paguar një çmim të lartë për mënyrën sesi mediat italiane i kanë trajtuar. Për vite me radhë na keni bërë të ndihemi të pavlerë. Ishim pa shtetësi, si hije të tmerruara nga paragjykimi që përgatitej transmetohej çdo ditë në media”, - thotë Likmeta që shton se ajo thotë se qeveria shqiptare nuk i detyrohet asgjë Italisë. https://twitter.com/nitalikmeta/status/1693256334890651955?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1693256334890651955%7Ctwgr%5E3993992522cc0c6f434d5e518765cf2237e33c8b%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.open.online%2F2023%2F08%2F20%2Falbania-conto-ripagato-meloni-ermal-meta-vs-tommaso-cerno-furti%2F “Nëse duhet të vazhdojmë këtë debat, p.sh duhet të ketë shpjegim për vdekjen e 103 shqiptarëve të dëshpëruar që u mbytën në kanalin e Otrantos dhe ende sot nuk kanë marrë drejtësi. Kryeministri Rama bëri shumë mirë që e la Melonin të shijonte antipastën e asaj urrejtjeje dhe paragjykimesh, viktima të së cilës kemi qenë ne shqiptarët në Itali dhe në botë”, - shkruan Likmeta. Këtë të hënë ka reaguar edhe ish-kryeministri italian Matteo Renzi që ka akuzuar Melonin se ka përdorur ambasadën në Tiranë për të paguar faturën e italianëve në Berat. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr i madh në Vlorë

Në hyrje të qytetit të Vlorës një zjarr ka marrë përmasa të konsiderueshme, ndërsa ende nuk dihen shkaqet. Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur forcat zj...

17:45

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI