Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Në Lin të Pogradecit është zbuluar vendbanimi më i vjetër në Europë

Lapsi.al 21 August 2023
Në Lin të Pogradecit është zbuluar vendbanimi më i

Arkeologë shqiptarë dhe zvicerianë gjetën këtë vit materiale të reja në kërkimet disavjeçare në Lin të Pogradecit të cilat flasin për vendbanimin më të hershëm liqenor në Europë. Sipas analizave laboratorike mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.

Në bregun shqiptar të liqenit të Ohrit, në Lin të Pogradecit, arkeologët shqiptarë dhe zvicerianë kanë hedhur dritë këtë vit për një vendbanim të ri liqenor që vlerësohet si më i hershmi në Europë.

Vendbanimi besohet se ka qenë me shtëpi të ndërtuara mbi shtylla druri ku strehoheshin 200 deri në 500 banorë.

Profesori i arkeologjisë nga Universiteti i Bernës në Zvicër, Albert Hafner është njëri nga bashkëdrejtuesit e misionit arkeologjik

Zoti Hafner thotë se “vendbanimi është disa qindra vjet më i vjetër se vendet e njohura më parë të banimit të liqeneve në rajonet e Mesdheut dhe Alpine”.

“Në njohuritë tona, është më i vjetri në Evropë," i tha zoti Hafner agjencisë së lajmeve AFP.

Për akeologun shqiptar Adrian Anastasi që prej shumë vitesh është marrë me këto kërkime dhe ka bashkëdrejtuar misonin e sivjetshëm arkeologjik vendbanimi është mjaft kompleks.

"Zgjedhja e këtyre njerëzve, e këtij komuniteti, për të ndërtuar me pilota është një ndërtim më kompleks, më i ndërlikuar, më i vështirë i cili duhet shpjeguar se përse këta njerëz zgjidhën këtë lloj arkitekture”, thotë ai.

Prof. Ilir Gjipali, arkeologu shqiptar në fushën e Prehistorisë, i cili i është bashkëngjitur ekipit i tha Zërit të Amerikës se analizat kanë dëshmuar se vendbanimi është më i vjetri në Europë.

"Zbulimet këtij viti ashtu si edhe të vitit të kaluar provuan në mënryë të plotë nëpërmjet analizave të 'karbonit 14' por edhe të dentrokronologjisë që ky është vendbanimi më i hershëm palafit në Europë duke i tejkaluar edhe vendbanimet e mëparshme që mendoheshin se ishin më të hershme për këtë lloj kategorie vendbanimi", thotë profesori.

Arkeologët kanë gjetur rreth vendbanimit, një gardh rrethues mbrojtës me trungje të trashë pemësh dhe po shqyrtojnë se përse ishte nevoja e banorëve për fortifikime kaq të gjera për t'u mbrojtur.

“Neolitizimi është një periudhë kur njeriu njeh bujqësinë dhe blegtorinë dhe futet në rrugën e qytetërimit të vërtetë, sepse ndërton banesa, qëndron në to, dhe nuk është si më përpara në periudhën e paleolitit dhe mezolitit që ai bredh pas ushqimit për të sigruar ushqimin. Tani ai zhvillon aktivitetin në këto vendbanime që u shëndërruan në qytet e ardhshme dhe në qytetërime akoma më të të zhvilluara", thotë prof. Ilir Gjipali.

Ekspeditat e këtij vit është në vijim të kërkimeve që janë bërë në Shqipërinë juglindore, thotë më tej zoti Gjipali.

"Ekspedita e këtij viti është në vazhdim të kërkimeve që janë bërë në Shqipërinë juglindore e cila ka qenë shumë e pasur me vendbanime prehistorike, flas këtu për zonën e Korçës dhe Pogradecit. Në mënyrë të veçantë kërkimet dhe për vendbanimet palafite që janë vendbanime liqenore si janë ato të Porgradecit dhe të zonës së Korçës në ish liqenin e Maliqit të dikurshëm kanë dhënë të dhëna interesante që tregojnë për një aspekt tjetër të neolitizimit të territoreve shqiptare", thotë ai.

Ekspeditat arkeologjike pritet të vijojnë për të hetuar shtrirjen e vendbamit, për të gërmuar në banesa dhe të tjera struktura që lidhen me mbrojtjen e vendbanimit.

Sipas arkeologëve do kërkohen vite të tjera të kërkimeve nënujore për të krijuar më pas edhe mundësinë e ndërtimit të një muzeu që do të paraqiste zbulimet në këtë rajon.

VOA

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI