Flash

Lizzo rikthehet në mediat sociale pas akuzave

Lapsi.al 21 August 2023
Lizzo rikthehet në mediat sociale pas akuzave

Lizzo ka shpërndarë postimin e saj të parë në Instagram që nga adresimi i akuzave nga ish-balerinat.

Në fillim të këtij muaji, një padi u ngrit kundër reperes dnga disa ish-balerina të saj, me pretendimin për ngacmime se*suale, rac0re dhe fetare dhe kushte të këqija pune. Lizzo më parë iu përgjigj pretendimeve në mediat sociale, duke deklaruar se ajo "nuk është e keqja" dhe se akuzat që po bëheshin kundër saj ishin "shumë skandaloze" për të mos adresuar.

Tani, Lizzo ka shpërndarë postimin e saj të parë në Instagram që nga mohimi i saj, duke dokumentuar kohën e kaluar në Shibuya, një zonë e Tokios, Japoni. Në një video të shpërndarë, këngëtarja  shihet duke hipur në një fuoristradë të zezë. “Nga Shibuya, me dashuri”, ka shkruar Lizzo në mbishkrimin e postimit.

Avokati Ronald Zambrano, i cili përfaqëson paditësit, foli me PEOPLE për pretendimet kundër fitueses së Grammy, duke thënë se klientët e tij ishin të traumatizuar deri në ditën e fundit që u punësuan nga ajo në pranverën e 2023. Paditëset gjithashtu treguan se ajo që depozituan në gjykatë ishte e vërtetë.

“Ne u trajtuam keq. Askush nuk bëri asgjë për këtë kur ne u përpoqëm të flisnim dhe të avokojmë për veten tonë. Kështu që tani po e bëjmë atë," tha ish-balerina Crystal Williams. "Kishte shumë ankth dhe shumë mbingarkesë pasi  akuzat tona u bënë publike. Por sot, ndihem shumë krenare që po e ndjek këtë me këto zonja”./Lapsi.al

Të këshilluara

Margaret Qualley martohet me Jack Antonoff

Jack Antonoff  dhe aktorja Margaret Qualley i kanë dhënë fund beqarisë gjatë fundjavës. Dyshja u martuan në një ceremoni intime në Garage Parker në Long Beac...

15:22

Alban Ramosaj jep dorëheqjen nga muzika

Alban Ramosaj ka ndarë një lajm sot me të gjithë ndjekësit e tij, ku njoftoi se do të largohej nga muzika. Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij të Instag...

15:02

Ndahet nga jeta aktori Ron Cephas Jones

Aktori Ron Cephas Jones ka ndërruar jetë në moshën 66 vjeçare. Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesi i tij për People. “Gjatë gjithë karrierës së tij, ngrohtësi...

14:35

Mc Kresha: Në Sunny Hill kam kënduar pa para

“Po foli true story, qaty t'majt te semafori”... Të gjithë e dimë vazhdimin. Kënga e Mc Kreshës dhe Lyrical Son “Semafori” është një nga këngët më të suksess...

09:31

Rikthehet NSYNC

NSYNC thuhet se është ribashkuar për të krijuar muzikë të re për pjesën më të fundit të ekskluzivitetit të filmit "Trolls". Justin Timberlake, JC Chasez, Joe...

14:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI