Flash

Kanabisi në repartin ushtarak në Zall Herr, lirohen nga qelia tre ushtarakët

Lapsi.al 21 August 2023
Kanabisi në repartin ushtarak në Zall Herr, lirohen nga qelia tre

Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia tre ushtaraket, shefin e zbulimit Gramoz Mulla dhe dy specialistët e zbulimit Rustem Poçi dhe Gentian Zhurda.

Ata u akuzuan për shpërdorim detyre. Gazearja Klodiana Lala tha se Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj dhe ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.

Kujtojmë se brenda rrethimit të bazës ushtarake në Zall Herr u zbuluan 125 bime kanabis që ishte e ndarë në 6 parcela.

Theksohet se shtetasi Gramoz Mullai, me detyrë shef i zbulimit, në deklarimet e para kishte pranuar që kanë konstatuar lëndën narkotike që në datën 10 korrik dhe kishte vënë në dijeni eprorin, por nuk kishte mbajtur procesverbal.

Dy ushtaraket e tjerë kanë pretenduar se nuk kane konstatuar asgjë të paligjshme dhe se për shkak të territorit të thyer nuk është kontrolluar e gjithë zona.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI