Flash

Detaje/ 13 të arrestuar në 24 orë në Tiranë

Lapsi.al 21 August 2023
Detaje/ 13 të arrestuar në 24 orë në Tiranë

Gjatë 24 orëve, 13 persona janë vënë në pranga nga Policia e kryeqytetit. Forcat blu, bëjnë të ditur se janë arrestuar persona që kanë dhunuar, grabitur apo kundërshtuar forcat e policisë. Nuk mungojnë edhe rastet kur në pranga kanë përfunduar persona që janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur apo pa letrat përkatëse.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

- A. Ç., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

- M. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin "Bajram Curri", ka kundërshtuar me forcë dhe ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

- F. O., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij;

- F. D., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke vjedhur në një market në Rrugën Bardhyl;

- M. A., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin K. B.(M.), 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin D. A., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

- R. B., 41 vjeç, J. R., 48 vjeç dhe D. A., 43 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

- V. E., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

- A. K., pasi duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Kavajës, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. L., dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja në këtë motomjet, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën;

- Xh. P., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përolasur me automjetin me drejtues shtetasin S. M., 29 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi S. M. dhe pasagjerja në automjetin që ai drejtonte, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI