Flash

Nisin takimet e kryeministrave në Athinë, Begaj refuzoi pjesëmarrjen

Lapsi.al 21 August 2023
Nisin takimet e kryeministrave në Athinë, Begaj refuzoi

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis nisi një takim me Borjana Kristo, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës në godinën Maximos në Athinë.

Diskutimet gjatë takimit u përqëndruan rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe mbështetjes së Greqisë për ambiciet e anëtarësimit të Bosnjë-Hercegovinës në BE.

Më vonë të hënën, kryeministri grek ka planifikuar të presë një darkë jozyrtare së cilës do t'i bashkohen liderët nga Ballkani Perëndimor dhe vendet anëtare të BE-së. Takimi do të përqëndrohet rreth çështjeve që kanë të bëjnë me zgjerimin rajonal dhe trajektoren evropiane të zonës, që përkon me 20-vjetorin e Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe Deklaratës së Selanikut.

Në përgjigje të ftesës së Mitsotakis, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në darkë. Në darkë ishte i ftuar edhe presidenti i Shqipërisë, Barjam Begaj, por ai refuzoi të marrë pjesë për shkak të axhendës. Shkaku real i refuzimit, ishte fakti se Micotakis nuk ftoi kryeministrin Edi Rama në darkë për shkak të mosmarrëveshjeve për arrestimin e Fredi Belerit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI