Flash

Zëdhënësi i qeverisë greke: Pse nuk e ftuam Ramën në Athinë

Lapsi.al 20 August 2023
Zëdhënësi i qeverisë greke: Pse nuk e ftuam Ramën

Zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis ka sqaruar këtë të diel arsyet e mungesës së një ftese ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në takimin që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të mbajë me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Athinë. Ai ka pranuar se shkak janë bërë qëndrimet e Ramës për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri që vijon të qëndrojë në burg. Ai ka theksuar se Shqipëria duhet të respektojë rregullat bazë të shtetit ligjor dhe se nga ana e Greqisë nuk do të ketë asnjë hap pas.

“Qeveria greke me një sërë ndërhyrjesh të kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm është e vendosur për shtetin e së drejtës, jo vetëm për Fredi Belerin një kryetar bashkie i zgjedhur ligjërisht, i cili duhet të betohet. Shqipëria duhet të respektojë rregullat bazë të shtetit ligjor dhe ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas për këtë”, - ka thënë zëdhënësi i qeverisë greke.

Në vend të Ramës, qeveria greke i dërgoi ftesë presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, por ky i fundit e refuzoi me argumentin se “kishte agjendën e përcaktuar” për këtë datë.

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së në rajon do të mirëpriten mbrëmjen e së hënës së 21 gushtit, në orën 20.15 nga Kyriakos Mitsotakis në Megaro Maximos për një darkë informale mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit, me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE - Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”.

Sipas mediave greke, nisma e kryeministrit Mitsotakis kërkon të tregojë forcimin e rolit udhëheqës që luan Greqia si një shtyllë e stabilitetit, paqes dhe sigurisë së energjisë në Ballkan dhe Evropën Juglindore dhe kthimin e saj në Ballkan nga viti 2019. Ftesës së kryeministrit i janë përgjigjur dhe do të marrin pjesë në darkë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI