Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

VOA: Beqaj mohoi akuzat, por nuk përmendi zv.ministrin në burg

Lapsi.al 20 August 2023
VOA: Beqaj mohoi akuzat, por nuk përmendi zv.ministrin në burg

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, mohoi sot që të ketë patur ndonjë miqësi të veçantë me dy biznesmenët Ilir Rrapaj dhe Umberto Staccini, një bashkim operatorësh që fitoi 8 vjet më parë koncensionin e sterilizimeve spitalore prej 100 milionë dollarë në 10 vjet, për të cilat po heton Prokuroria e Posaçme SPAK dhe ka kryer disa arrestime nën akuza për mashtrim, faksifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre.

Në një reagim përmes Facebook, ish ministri Beqaj, deklaroi se Rrapajn dhe Staccinin i ka njohur pasi është bërë ministër dhe në zbatim të detyrës si anëtar i qeverisë. Ai madje theksoi se administratorin Admir Daci të kompanisë koncensionare SaniService, një bashkim i kompanive që përfaqësonin Rrapaj dhe Staccini, e njohu vetëm ditën që ka firmosur kontratën.

“Gjatë kohës si ministër kam takuar e jam njohur me sipërmarrës të ndryshëm, të huaj dhe shqiptarë, dhe për nevoja pune kam firmosur kontrata me ta. Të udhëtosh nga Tirana në Romë apo në Vienë është gjëja më normale, e nëse rastis që në këto fluturime të jenë miq, shokë, kontraktorë e bashkëpunëtorë, kjo nuk besoj se është indicie për fajësi”, shtoi ish ministri Beqaj.

Ai komentoi përmes Facebook-ut se çështja që është në hetim ka të bëjë me një Partneritet Publik Privat, ku një bashkim operatorësh është kontraktuar për të siguruar pajisje, mjedise dhe veshje sterile për të gjithë sallat operatore në Shqipëri, ku shërbejnë çdo ditë afro 430 mjekë kirurgë. Ish ministri Beqaj theksoi se kontrata u zbatua me sukses në vite, duke përmirësuar ndjeshëm shërbimin, në të cilin kontraktori punësoi 250 vetë për të gjithë Shqipërinë, ku shërbehen rreth 60 mijë operacione në vit.

Ai nuk bëri në statusin e tij asnjë koment për faktin se zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, dhe operatori kryesor i koncensionarit, Ilir Rrapaj, janë në arrest me burg, të dyshuar për mashtrime, falsifikim të dokumentave, dhe shpërdorim të detyrës në bashkëpunim, dhe as për faktin se nën të njëjtat akuza janë në arrest shtëpie drejtorët ekonomikë dhe juridikë të ministrisë që ai drejtonte, ndërsa persona nën hetim për të njëjtat akuza janë edhe 4 komisionerët e koncensionit.

Në vendimin për këto 8 masa arresti, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka orientuar Prokurorinë e Posaçme SPAK që të hetojë mbi përgjegjësitë penale dhe shkeljet ligjore edhe për 6 persona të tjerë, ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, dhe për 4 komisionerë të prokurorimit publik.

Vendimi i GJKKO prej 348 fletëve thekson se provat e SPAK-ut, me të cilat janë në arrest me burg Rrapaj dhe Rrjepaj, evidentojnë shkelje ligjore edhe nga dy ish ministrat dhe 4 komisionerët. Në një kapitull të veçantë gjykata thekson në vendim se ministri është autoriteti më i lartë që drejton dhe mbikëqyr përmbushjen e detyrave në institucion.

Në vendimin e GJKKO-së vërehet se ish ministri Beqaj dhe zëvendës ministri Rrjepaj kishin njohje dhe takime të vazhdueshme qysh nga dhjetori i vitit 2013 me biznesmenin Rrapaj, dy vjet para se ai të fitonte koncensionin e sterilizimeve spitalore. Sipas SPAK-ut, biznesmeni Rrapaj, ish ministri i Shëndetësisë Beqaj dhe zëvendësi i tij Klodian Rrjepaj kanë udhëtuar së bashku me avion nga Italia në qershorin e vitit 2014, periudhë që sipas hetimeve përkon me veprimet përgatitore të koncensionit.

Nga hetimet e SPAK-ut të shqyrtuara nga GJKKO me rastin e masave të arrestit, dyshohet se fituesi i këtij koncensioni u paracaktua nga drejtuesit e ministrisë së shëndetësisë para se të nisnin procedurat ligjore, dhe se operatorët parapërgatitën dokumente dhe përshtatën kriteret ligjore para se të fitonin. Gjatë hetimeve është vërejtur shkelja e barazisë së konkurrentëve në garë, fryrje artificiale dhe shumëfishim i çmimeve, falsifikim i dokumenteve dhe statistikave, llogaritje të pasakta ekonomike dhe shkelje ligjore, gjë që nxiti dyshimet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë. /VOA

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI