Flash

Rihapet çështja kundër Michael Jackson

Lapsi.al 20 August 2023
Rihapet çështja kundër Michael Jackson

Akuzuesit e Michael Jackson, Wade Robson dhe James Safechuck do të marrin ditën e tyre në gjykatë, sipas një vendimi të ri në Gjykatën e Apelit të Kalifornisë.

Gjyqtarët Elizabeth Grimes, John Wiley dhe Victor Viramontes shkruan në një opinion të paraqitur të premten dhe të marrë nga Page Six se kompanitë e ikonës së ndjerë të popit mund të mbahen përgjegjëse për çdo ab*zim të supozuar që ai ka kryer. "Paditësit kishin çdo të drejtë të prisnin që të pandehurit t'i mbronin nga rreziku plotësisht i parashikueshëm për të mbetur vetëm me Jackson," thuhet në dokumentet e gjykatës.

Balerini profesionist Robson për herë të parë ngriti padinë e tij kundër mbretit të ndjerë të popit në vitin 2013, duke pretenduar në atë kohë se ai ishte ngacmuar dhe ab*zuar nga këngëtari "Smooth" kur ai ishte vetëm një fëmijë, veçanërisht nga mosha 7 deri në 14 vjeçare. Aktori Safechuck, 45 vjeç, paditi më pas vitin e ardhshëm, duke pretenduar se Jackson e kishte ngamcmuar kur ai u shfaq për herë të parë në një reklamë të Pepsi përkrah  artistit  në moshën 10-vjeçare.

Paditë fillestare të Robson dhe Safechuck u hodhën poshtë për herë të parë në vitin 2017, me një gjykatës që gjeti në atë kohë se kompanitë e Jackson MJJ Productions Inc. dhe MJJ Ventures Inc. nuk mund të pritej të siguronin mbrojtje për një fëmijë nën kujdesin e tyre. Megjithatë, pasi guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom nënshkroi një ligj në vitin 2020, duke u dhënë atyre që pretendojnë abuuzimin se*sual në fëmijëri kohë më shumë për të ngritur padi, rastet u rihapën në gjykatën e apelit./Lapsi.al

Të këshilluara

Britney Spears flet për divorcin nga Asghari

Britney Spears është “pak e tronditur” pas lajmeve për ndarjen e saj nga bashkëshorti Sam Asghari. Këngëtarja e "Toxic" foli për herë të parë në Instagram pë...

09:40

Octavia Spencer kundër Sam Asghari

Gati dy vjet pasi i tha Britney Spears që ta detyronte Sam Asghari "të nënshkruajë një paramartesë", Octavia Spencer është ende në mbështetje të saj. Aktorja...

17:37

Sam Asghari: Nuk e kam kërcënuar Britney

Sam Asghari po mohon me vendosmëri akuzat se ka kërcënuar Britney Spears dhe raportet që pretendojnë se ai po përpiqet të ndryshojë kontratën paramartesore. Një...

16:27

Projekti i ri muzikor i Selena Gomez

Selena Gomez zbuloi se do të publikojë muzikën e saj të parë të re në gati një vit me "Single Soon" përmes Interscope Records më 25 gusht. "Të gjithë keni kë...

15:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI