Flash

Pëson difekt në det trageti që solli Melonin në Vlorë

Lapsi.al 20 August 2023
Pëson difekt në det trageti që solli Melonin në Vlorë

Pak minuta pas nisjes, diçka e papritur bëri të nevojshme kthimin prapa. Është shtyrë me më shumë se 6 orë udhëtimi drejt Shqipërisë i rreth 530 pasagjerëve që u nisën në tragetin “Prince” të kompanisë A-Ships rreth orës 13 të pasdites së të dielës. Trageti doli nga ankorimi i tij nga doku në Costa Morena Ovest. Pak jashtë portit të Brindizit ka ndodhur një problem (me sa duket një pompë nuk ka funksionuar) e cili ka penguar vazhdimin e lundrimit për në Vlorë.

Në atë moment dy rimorkiatorë nga kompania Barretta ndihmuan tragetin, duke e shoqëruar atë përsëri drejt Costa Morena ku u ankorua midis orës 15.00 - 15:30. Të gjithë pasagjerët u desh të largoheshin me varka. Më pas ata u morën nga anija “European Star” e kompanisë Star Lines që u nis rreth orës 19.25 për në Shqipëri. Edhe ky traget u nis me 2 orë vonesë në krahasim me kohën e planifikuar. Mediat italiane raportojnë se situata po monitorohet nga Autoriteti i Sistemit Portual të Detit Adriatik Jugor dhe nga Kapiteneria e Porteve, të cilat kanë kryer një inspektim në bord.

I ndërtuar në vitin 1979, trageti është 122 metra i gjatë dhe 19 metra i gjerë. Kohët e fundit ai ndryshoi pronësi nga një kompani kroate në pronarët aktualë. Kjo verë është aktive përgjatë linjës Brindisi – Vlorë. Ditët e fundit ky traget kishte në bord edhe kryeministren Giorgia Meloni, e cila kaloi disa ditë pushime në “vendin e shqiponjave”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI